Enca përgënjeshtron lajmin për aksidentin

Intervista - - JAVA VIP -

Fundjavën e kaluar u publikua lajmi se këngëtarja Enca Haxhia kishte bërë aksident. Por jo vetëm kaq, flitej gjithashtu se aksidentin e kishte bërë me makinën e Noizyt.

Ajo është përfolur shpesh për një lidhje me këtë të fundit, ndaj edhe hamendësimi se makina ishte e tij, nuk ka qenë krejt pa vend. Por ka qenë vetë Enca e cila menjëherë ka nxituar të përgënjeshtrojë këtë lajm duke thënë se nuk ka bërë ndonjë aksident dhe se fjalët e përhapura janë thjesht gënjeshtra. Përgënjeshtrimin e saj ajo e ka shoqëruar edhe me një foto dhe video teksa po i jep makinës.

Këngëtarja, shumë shpejt do të nxjerrë bashkëpunimin e saj të dytë me Noizyn me titull “Soul killa”. Besojmë se ky bashkëpunim i tyre do të jetë një arsye më shumë që Noizy dhe Enca të vazhdojnë të përfliten për lidhje mes tyre, ose më mirë akoma, që të dalin hapur ndoshta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.