Valdet Rama: Mos harroni se po flasim për Francën!

Intervista - - SPORT -

Valdet Rama është gati! Mesfushori i përfaqësueses kuqezi nga Durrësi, atje ku është grumbulluar edhe Kombëtarja, në një prononcim për “Intervistën” tregon se i ka objektivat e qarta. 27 vjeçari nga Mitrovica ndihet në formën e tij më të mirë dhe kur është në 100 % e tij është i vetëdijshëm se ka cilësinë e duhur për të qenë pjesë e formacionit bazë të Shqipërisë dhe të japë një ndihmesë të madhe për ekipin. Pjesë e Munchen 1860 që nga vera e vitit 2014, ai është kthyer në një lojtar kyç për skemat e tranjerit Von Ahlen. Beson se ekipi i tij do t’i mbijetojë Bundesligës 2, por beson më fort se Shqipëria do të jetë pjesë e “Euro 2016”. Rruga e këtyre eliminatoreve kalon nga ndeshjet e tetorit, por sipas tij, “të gjithë së bashku do jemi në Francë”. Në një rrëfim unik, ai tregon atmosferën e Shqipërisë në pragndeshjen me Francën dhe flet për të gjithë… Valdeti BESON!

Eraldo Harlicaj: - Jeni të grumbulluar në Durrës... Si është atmosfera para sfidës me Francën?

Valdet Rama: - Jemi shumë të përqendruar për këtë ndeshje dhe po punojmë të qetë. De Biazi kërkon gjithmonë të nxjerrë maksimumin nga grupi dhe pak rëndësi ka nëse kjo është ndeshje miqësore. Si gjithmonë, këtu në grumbullim, atmosfera është shumë e mirë dhe lojtarët janë të afërt me njëri-tjetrin. Forca e grupit është edhe pika jonë më e fortë.

- Si po e përgatitni ndeshjen?

- Çdo ndeshje e përgatitim për të marrë fitoren, por kjo varet edhe nga kundërshtari që kemi përballë; të mos harrojmë se po flasim për Francën. Ne do të japim maksimumin dhe do të luajmë futboll pasi këtë gjë bëmë edhe në ndeshjen e parë atje, ku dolëm barazim. Këtë radhë do të jetë më e vështirë, pasi Franca vjen nga një humbje me Belgjikën dhe nuk do të na nënvlerësojë, pasi e di kapacitetin tonë tashmë.

- Me çfarë skeme do të luajmë?

- Do të luajmë në atë mënyrë loje që kemi ndjekur gjithë këto ndeshje.

- A do të jeni në formacion?

- Nuk e di… këtë e vendos trajneri, por shpresoj të jem nga minuta e parë.

- Në ndeshjet e fundit në Kombëtaren e Shqipërise keni humbur vendin e titullarit. Çfarë ka ndikuar, sipas jush?

- Në ekip ka shumë lojtarë të mirë dhe cilësia është rritur ndjeshëm. Ky nuk ka qenë një sezon i mirë për mua edhe në klubin e Munchen 1860 ku luaj. Nuk kam qenë në formën time më të mirë. Fati i keq më ka ndjekur edhe me dëmtime. Besoj se këto kanë ndikuar.

- A jeni ndër ata futbollistë që pavarësisht se nuk luajnë, janë të kënaqur me ecurinë e ekipit apo doni me patjetër të jeni pjesë e formacionit?

- Çdo lojtar kërkon të jetë në 11-ëshen e parë. Trajneri e di që unë dua të luaj! Jam i bindur me veten, por edhe De Biazi e di se kam kualitetin e duhur për të qenë pjesë e 11shes startuese, pasi në momentin që unë jam në formën time optimale, kam çfarë të jap në fushën e lojës dhe besoj se me cilësitë e mia, e ndihmoj ekipin. Jam shumë i kënaqur me arritjet e deritanishme pasi kemi marrë pikë mjaft të rëndësishme përballë kundërshtarëve të fortë. Në miqësore gjithashtu kemi zhvilluar ndeshje mjaft të mira e nëse dikush para fillimit të eliminatoreve do të më ofronte këto pozita, do të nënshkruaja me kënaqësi.

- Cilën shihni si ndeshjen më vendimtare në këto eliminatore?

- Ne i marrim ndeshjet një nga një, pasi të gjitha janë një betejë për t’u fituar. Në aspektin personal do të veçoja ndeshjen me Serbinë, duke marrë shkas edhe nga ngjarjet e turpshme në Beograd. Është një sfidë e vështirë, por jam shumë optimist që do t’ia dalim me sukses dhe besoj se ka ardhur momenti ynë për të prekur një kompeticion madhor. Kem i cilësitë e duhura dhe një grup të bashkuar për t’ia dalë me çdo kundërshtar që kemi përballë, pavarësisht emrit. Me një fitore kundër Serbisë, besoj se do të kënaqim të gjithë kombin tonë.

- Me cilin lojtar të Kombëtares në krah e keni më të lehtë të kuptoheni?

- Ne të gjithë si ekip mundohemi të kuptojmë lojën e njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë, ia lehtësojmë punën shoshokut, mundohemi të sulmojmë bashkë dhe të mbrohemi të gjithë bashkë. Në krah unë kam dy lojtarë si Agolli dhe Lenjani. Për mua është njësoj pasi të dy kanë aftësi shumë të mirë si në aspektin defensiv që e kryejnë mjaft mirë, por edhe ma lehtësojnë shumë punën përpara, në pjesën ofensive.

- Si ju duken prurjet e reja në Kombëtare?

- Fakti që kemi kaq lojtarë të mirë është një plus i madh për ne. Janë djem me këmbë në tokë dhe kanë talent. E mira e ndeshjeve miqësore është se të japin mundësinë të provosh edhe lojtarë të rinj.

- Të flasim pak për skuadrën e Munchen 1860 dhe sezonin tënd?

- Ishte një sezon mjaft i vështirë, pasi kemi dështuar totalisht duke qëndruar larg objektivave të fillim sezonit. Kemi qenë me fat për të mos rënë nga kategoria, pasi vetëm me anë të golavarazhit jemi në play-off. Kemi për të luajtur edhe një ndeshje vendimtare, që vendos shumë për të ardhmen.

- Ju do qëndroni edhe në qoftë se ekipi bie një kategori më poshtë?

- Sigurisht që jo, pasi kontrata ime është e vlefshme vetëm për kategorinë e parë dhe të dytën. Në qoftë se zbresim një kategori më poshtë, automatikisht, prishet. Nuk besoj se do të biem një kategori më poshtë, jam pothuajse i sigurtë për këtë gjë, pasi ekipi ynë ka kuali-

- Me cilin lojtar shkoni më mirë në Kombëtare?

- Me të gjithë kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe pjesën më të madhe të kohës e kalojmë grup së bashku; janë djem shumë të mirë. Kemi fatin që jemi një ekip shumë i lidhur dhe të jeni të bindur që atmosfera pozitive ka ndikuar shumë në rezultatet tona të mira. Me Mërgimin (Mavrajn) dhe Albanin (Mehën) kaloj shumë kohë.

- Kush është lojtari më i ftohtë nga Kombëtarja?

- Këtu e kam shumë të lehtë të përgjigjem. (Qesh) Etrit Berisha është një ndër personat më të akullt që kam takuar në jetën time.

- Lojtari më i respektuar?

- Cana, kapiteni ynë, është një person i jashtëzakonshëm. Kam fatin që luaj në një ekip me të. - Po më mistreci? - E vështirë kjo, pasi do të më fusë në sherr. (Buzëqesh) Po, them se Valdet Rama është një person shumë mistrec, i padurueshëm është! (Qesh)

- Lojtari i cili e mban gjithmonë atmosferën e ndezur?

- Nuk është se kemi ndonjë prototip, të gjithë ia kalojmë mirë dhe bëjme shaka, por nuk mund të harroj Tefik Osmanin, mbrojtësin, kur ishte i grumbulluar me Kombëtaren. Ai vetëm fliste pa pushim dhe bënte shaka.

- Na e përshkruani pak mister De Biazin... Si është ai?

- Ai është një ndër trajnerët më të mirë me të cilët kam punuar; një person fantastik. Në radhë të parë është një njeri i mirë dhe më pas, tranjer i aftë. Është natyrë e qetë, tetin e duhur dhe besoj se do të fitojmë bindshëm në ndeshjen play-off.

- Duke qenë në merkaton e verës, a mund të ketë ndonjë ndërrim ekipi për ju?

- Unë jam në kontratë me ekipin e Munchen 1860, por siç e thashë, gjithçka varet nga ndeshja e 26 qershorit kundër Jahn Regensburg. Nëse do të biem një kategori më poshtë, do të iki në një ekip tjetër pasi kam oferta.

- A mund të na zbuloni ekipet e interesuara për por edhe shumë gazmor. Ia kalojmë mjaft mirë në grumbullime, normalisht, pa humbur seriozitetin e takimeve që kemi, por në momentet e pushimit. Falë tij, në ekip ka një frymë kaq të mirë!

- A ka momente që acaroheni me njëri-tjetrin?

- A ka?! A ka ndonjë grumbullim që nuk acarohemi, thuaj ti. Ne luajmë playstation dhe asnjëherë nuk humbasim me meritë, por vetëm me hile. (Qesh)

- Momenti më i paharruar në karrierën futbollistike?

- Do veçoja dy momente: Ndeshja e parë si profesionist ku arrita realizimin e ëndrrës sime më të madhe dhe ndeshja e parë me përfaqësuesen kuqezi.

- A ndiheni i plotësuar me karrierën tuaj?

- Ndihem i plotësuar vetëm prej faktit që jam bërë futbollist. Më pas jam i kënaqur duke qenë se kam veshur edhe fanellën e Kombëtares, kam pasur fatin të luaja në liga shumë të forta siç është Kampionati Spanjoll përballë yjeve dhe lojtarëve më të mirë të botës. Është një emocion i papërshkrueshëm të luash kundër Barcelonës dhe Realit.

- Lojtari që ju ka lënë më shumë mbresa në këto përballje...

- Mesi dhe Iniesta. Ndjej keqardhje që nuk kam luajtur kundër Ronaldos, pasi ishte i dëmtuar atë kohë, por shpresoj të luaj në ndeshjen kundër Portugalisë…

- Fjala e fundit: A do të kualifikohemi në “Euro 2016”?

- Unë besoj fort se do t’ia dalim. Kemi tifozeri unike dhe një grup të mrekullueshëm. Unë BESOJ! ju?

- Më vjen keq, por kam urdhër nga menaxheri për të mos e bërë diçka të tillë.

- Në ekip keni edhe serbin Fejsal Muliç. A e keni diskutuar ndeshjen e Beogradit? Si janë marrëdheniet tuaja me të?

- Muliçi është një djalosh i ri, një lojtar cilësor dhe kemi marrëdhënie të mira. E kemi diskutuar, por jo me detaje, pasi duke mbrojtur qasje të kundërta, nuk është e lehtë të biesh në një konkluzion të pranueshëm për të dy.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.