Vdes Hoze Luisi. Graciela përfundon rrugëve...

Intervista - - TELENOVELA -

Pedroja i bën shantazh Monserratit në lidhje me Viktorian, por ajo tregohet e fortë përballë tij. Ai i thotë se nëse nuk bën siç thotë ai, fëmijët e saj janë në rrezik dhe se duhet të ndjekë instruksionet e tij, kështu që Monserrati shkon tek ai. Hoze Luisi i vë policët në ngarkim të kërkojnë e të gjejnë Pedron. Graciela shkon të lutet në kishë për vajzën e saj dhe rrëfen se nuk është e sëmurë.

Pedroja e ka lidhur Monserratin në një enë të madhe të mbushur me ujë, ku niveli i ujit ngrihet dalëngadalë. Ajo më kot kërkon ndihmë, ndërkohë që Pedroja ka ikur. Ai i njofton ata se kanë vetëm një gjysëm ore kohë për të shpëtuar Monserratin. Nadia e ndjen se në shtëpinë e tyre ka ardhur Pedroja. Ky i fundit e kap Viktorin, e lidh, ndërsa Nadian dhe Viktorian i merr në dhomë. Ai e lidh Viktorin dhe në një moment, grindet me Gracielën dhe e qëllon me grusht atë. Pedroja i thotë Viktorit se ka qenë Graciela ajo që e ka lejuar të hyjë. Graciela i thotë se ai ka ardhur vetëm për të marrë Viktorian. Viktori nis të bërtasë, por njerëzit e Pedros e rrahin keq. Ky i fundit i kërkon Gracielës ta qëllojë Viktorin, siç e kanë bërë planin. Alehandro dhe Dimitrio arrijnë të shpëtojnë Monserratin, por Pedroja tashmë ka rrëmbyer Viktorian dhe dy fëmijët e Monserratit, që është e dërrmuar nga dhimbja. Graciela i qëllon Viktorit, sipas urdhërit të Pedros, por Viktori nuk vdes. Ai përfundon në spital. Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që Graciela është e tmerruar nga ajo që ka bërë. Viktori u tregon të gjithëve se Graciela nuk është e sëmurë dhe se ka qenë ajo që e ka qëlluar. Graciela është e detyruar tashmë t’u tregojë të gjithëve se ku fshihet Pedroja. Graciela u thotë se i ka dashur shumë fëmijët e saj dhe hidhet nga shkëmbi. Monserrati nis të qajë për të ëmën, por Alehandroja i thotë se nmuk është ende e sigurtë se ajo ka vdekur vërtet. Dimi- trio shkon në shtëpinë ku ishte Pedroja dhe më në fund bashkohet me vajzën e tij, Viktorian. Pedro Medina i qëllon Hoze Luisit, por përpara i del Alehandroja dhe qëllohet ai. Pedroja i ka futur të dy fëmijët në një kuti që do ta hedhë në erë dhe Hoze Luisi ka mundësi të shpëtojë vetëm njërin. Hoze Luisi vrapon dhe arrin të çaktivizojë bombën që është në kutinë e Rominës. Ai e ka të vështuirë të çaktivizojë bombën në kutinë e Lauritos, kështu që e merr të gjithë bombën dhe e hedh, por shpërthimi është aq i fortë sa merr edhe atë me vete.

Policia arrin të arrestojë Pedron, i cili përfundon në burg.Nadia e fal Dimitrion që i vrau të vëllain. Graciela në të vërtetë nuk ka vdekur, por ngelet rrugëve, e pashpresë. Monserrati, Laurito dhe Romina i shkojnë afër dhe i japin lëmoshë, por nuk e shikojnë kurrë. Monserrati ecën në kishë e kapur përdore me Alehandron, ndërkohë që Hoze Luisi është i vetmi që ka vdekur. Hoze Luisi bashkohet në parajsë me Refugion dhe Anxhelikën…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.