10 zakone stresi nervor që mund të dëmtojnë shëndetin

7. Kafshimi i buzëve

Intervista - - SHENDET -

Disa veprime që na janë bërë zakon jemi nën stres, mund të kthehen në një tik nervor që dëmton shëndetin. Ka njerëz që, kur janë të stresuar hanë thonjtë dhe të tjerë që nuk rrinë dot pa rrotulluar nëpër gishta një tufë flokësh. Zakonisht, këto zakone duken më të bezdisshme për atë që i sheh, sesa për atë që i praktikon, por ato mund të shkaktojnë dëme reale dhe të jenë potencialisht të rrezikshme për shëndetin. Ekspertët na këshillojnë që, për të mbrojtur shëndetin tonë, të bëjmë kujdes... me të vërtetë i përhapur, por fërkimi mes rruazave dhe kyçeve mund të mos jetë i mirë, sidomos nëse bëhet shpesh. Sipas krirugut ortopedik, Majkëll Gliber, kërcitja e përsëritur e qafës mund të dobësojë tendinat, bile të shkaktojë edhe dëmtime.

Prekja e vazhdueshme e fytyrës, sidomos nëse keni akne, mund të dëmtojë shtresën sipërfaqësore të lëkurës, siç paralajmëron Xhesika Krant, dermatologe njujorkeze. Nëse prek apo gërvisht fytyrën, derisa të të dalë gjak, mund të krijosh vragë të pashërueshme. Më mirë, thotë ekspertja, mos i prekni puçrrat ose zonat që ju kruhen, por aplikoni me delikatesë në to një krem qetësues.

Nëse lëpin apo kafshon buzët në mënyrë nervoze i ekspozon ato ndaj enzimave tretëse që ndodhen në pështymë dhe gojë. Sipas Uitni Boun, dermatologe në Nju Jork, këto enzima mund të dëmtojnë lëkurën dhe të shkaktojnë dermatite dhe inflamacione të buzëve, që duken të thata dhe të plasaritura. Mund të formohen edhe puçrra, të cilat në rastet më të rënda duhen hequr në mënyrë kirurgjikale. Më mirë relaksohuni dhe hiqni dorë nga ky zakon i keq.

Ashtu si ngrënia e thonjve, edhe kafshimi i pjesës së brendshme të faqes mund të kthehet në një tik nervor. Pjesa e brendshme e faqes enjtet dhe bëhet gjithnjë e më e lehtë për t’u kafshuar në të njëjtin vend. Sipas Ringerit, edhe kur faqja shërohet, zakoni vazhdon. Më mirë përpiquni ta ndaloni në kohë, mbase duke provuar të relaksoheni duke pirë një gotë ujë të freskët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.