Jashtëtokësorët ekzistojnë!

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

A ekzistojnë jashtëtokësorët? Ky është një nga misteret më të mëdha deri më sot. Mjaft besojnë se ata ekzistojnë, të tjerë mendojnë se këto janë budallallëqe, ndërsa të tjerë bazohen në idenë se është egoizëm të mendosh se jemi të vetmit në këtë univers të stërmadh. Kohë pas kohe njerëzit thonë se kanë parë diçka të çuditshme në qiell, ndërsa në rastet më ekstreme, se janë rrëmbyer nga jashtëtokësorët. Pyetjes nëse ata ekzistojnë nuk mund t’i japim përgjigje, por mund t’ju tregojmë 10 arsye pse duhet ta konsideroni mundësinë që nuk jemi vetëm...

Astronauti dhe piloti i Apollo 14, Edgar Miçell, ka deklaruar se jashtëtokësorët kanë hyrë në kontakt me njerëzit. Megjithatë, ashtu siç e theksonte edhe Edgari, qeveritë ua fshehin të vërtetën njerëzve.

Napoleon Bonaparti ka deklaruar se e kanë rrëmbyer jashtëtokësorët. Napoleoni u zhduk për disa ditë në korrik 1793 dhe më vonë tha se e kishin mbajtur rob disa njerëz të çuditshëm. Gjithashtu, thuhet se studiuesit kanë zbuluar të ngulitur në kockat e skeletit të tij një objekt të vogël, të huaj, i cili mund të jetë një mikroçip.

Doktori Boid Bashman ishte një shkencëtar i njohur i “zonës 51”. Bashmani ka deklaruar se jashtëtokësorët ekzistojnë dhe janë miqësorë. Studiuesit në “zonën 51” studiojnë gjithë kohën anije kozmike, me qëllim që të përmirësojnë teknologjinë ekzistuese, gjithmonë sipas Bashmanit.

Në vitin 1960, astronomi amerikan Frenk Dreik, realizoi përpjekjen e parë zyrtare për të komunikuar me jashtëtokësorët. Që t’ia dilte mbanë, ai përdori satelitin radiofonik të Radios Kombëtare Astronomike në Virxhinian Perëndimore. Më në fund, sateliti kapi sinjale nga dy yje të afërme që ngjajnë me Diellin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.