Probleme për gjigantin evropian të ajrit

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Sikur të mos mjaftonte konkurrenca e ashpër me shoqërinë amerikane të prodhimit të avionëve, Boeing, Airbusi duhet të përballet edhe me një problem “të brendshëm”, që ka lidhje me avionët e përdorur. Ajo ka avionë të rinj të pashitur, ndërkohë që shoqëri të ndryshme, kanë nxjerrë në shitje avionët e tyre të përdorur, të cilët kushtojnë më lirë. Shkas është bërë deklarata e fundit e Malaysia Airlines, e cila shpalli se donte të shiste dy nga gjashtë avionët e saj gjigandë, A380. Avionët në fjalë, shoqëria ajrore malajziane ia kishte porositur Airbus-it, para tre vjetësh. Dy të tjerë i kishte porositur shoqëria Skymark Airlines, por kjo e fundit u zhyt në borxhe dhe ndërroi pronar. E treta në radhë është shoqëria tajlandeze, Thai Airvvays International, e cila gjithashtu deklaroi se do të përpiqet të shesë disa nga avionët e saj A380, gjashtë në total. Shumica e avionëve nuk kanë as tre vjet që përdoren.

Në këtë pikë, duhet thënë se firma e prodhimit të gjatë tre vjetëve të fundit nuk ka gjetur klientë të rinj për të shitur avionët e saj gjigandë, ndërkohë që duhet të shesë të paktën 30 avionë gjigandë në vit për të mbuluar shpenzimet për ngritjen e ndërmarrjes së prodhimit të tyre. Avionët më të mëdhenj në botë, të cilët quhen edhe superxhambo, kanë aftësi të transportojnë 540 pasagjerë dhe konsiderohen shumë të mëdhenj për udhëtimet e zakonshme. Megjithatë, ata janë të përshtatshëm për shoqëritë që kanë një numër të madh pasagjerësh dhe që janë të detyruara të bëjnë një numër të reduktuar fluturimesh, për shkak se kanë një kohë të kufizuar ngritjeje dhe uljeje. Drejtori i Airbus, Xhon Li tha se avionët e përdorur janë më të lehtë për t’u shitur sesa ato të rinj, që kushtojnë 428 milionë $.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.