Merita Merja, parukierja dhe estetistja më e mirë shqiptare Këshillat e mia të bukurisë për stinën e verës

Intervista - - ESTETIKE -

Stina e verës sapo ka hyrë dhe një nga problemet kryesore është makijazhi që duhet të përdoret, si dhe trajtimi e kujdesi ndaj flokëve në këtë

- Merita, ti je parukiere, por edhe një estetiste e shkëlqyer. Një nga problemet që kanë femrat e sotme, sidomos tani që ka hyrë stina e nxehtë është aplikimi i kremit pudër ose ndryshe, fondotintës. Na trego diçka më shumë rreth tij...

- Është e vërtetë që ky problem është i madh, sidomos tani me ardhjen e verës. Aplikimi i pudrës së fytyrës është baza e një make up-i të bukur dhe perfekt. Nëse do të shohim lëkurën, do të vërejmë nuancat e ndryshme që dallojnë nga njëri te tjetri. Kjo është edhe arsyeja se pse nuanca e pudrës së fytyrës duhet të jetë e ndryshme nga njëri te tjetri. Lëkura jonë në përgjithësi përfaqëson edhe atë që jemi realisht. Kremi pudër konsiderohet si aleati kryesor i

stinë të nxehtë. Të gjitha femrat kanë nevojë për këshilla estetike dhe këshillat këtë herë na i jep parukierja dhe estetistja e shkëlqyer Merita Merja...

bukurisë së femrave, pasi falë tij mund të mbulohen defekte të vogla të fytyrës, rrudha të lehta, poret e zgjeruara apo njolla të vogla, ndaj është shumë e rëndësishme zgjedhja e tonalitetit të duhur, të përafërt me atë të lëkurës.

- Ku duhet tregur më shumë kujdes?

- Këshilla kryesore për zgjedhjen e pudrës që i përshtatet fytyrës suaj dhe që gjithnjë do t’ju lejojë të jeni perfekt e me një make up të bukur, është të zgjidhni një pudër me nuancë të ngjashme me atë të lëkurës. Në këtë rast, duhet të keni parasysh se lëkura gjithnjë tenton të ketë një ngjyrë që anon ose nga e verdha, ose nga e kuqja. Këto janë dy nuancat bazë të pigmentit të lëkurës. Duhet të tregoni kujdes të veçantë në zgjedhjen e tonit të duhur dhe për këtë duhet të vëreni me kujdes nuancën që ka lëkura juaj në pjesës e nofullës, afër qafës. Kështu do të dalloni nuancën reale të lëkurës suaj, në mënyrë që të zgjidhni edhe tonin që ju përshtatet më shumë. Ndaj, zgjidhni një pudër me ngjyrë identike apo shumë të përafërt me atë të lëkurës suaj, nëse nuk doni të dukeni sikur keni vënë një maskë në fytyrë. Pasi ken i zgjedhur nuancën dhe llojin e pudrës që i përshtatet më së miri lëkurës suaj, një hap shumë i rëndësishëm është edhe aplikimi i saj.

- Cilat do ishin këshillat e tua për këtë stinë të nxehtë që po vjen? A mund të përdoret pudra çdo ditë apo vetëm në raste të veçanta?

- Realisht, nuk ekziston asnjë rregull. Gjithçka varet në dëshirën tuaj për ta përdorur atë, nga rezultati që doni të keni me make upin tuaj, nga vendi ku jetoni dhe punoni. Me një fjalë, jeni të lirë për të vepruar si ta gjykoni të arsyeshme.

- Ti ke punë vazhdimisht me përgatitjen e nuseve, por sidomos gjatë sezonit të verës, ku me sa kam dëgjuar, mund të punosh me 100 nuse. Çfarë kërkojnë këto nuse për ditën e dasmës, për stilimin dhe trajtimin e tyre?

- Po, është e vërtetë që realizoj shumë stilime dhe makeup nusesh gjatë sezonit veror. Nuset shqiptare janë tek e thjeshta dhe tek e bukura që vjen nga kjo thjeshtësi. Fillojmë me trajtimin e flokëve që bëhen me botoks dhe jo vetëm për nuset. Me anë të tij e sjellim flokun në shëndetin e tij të plotë dhe pastaj i stiloj sipas formës së fytyrës, fustanit që ka veshur dhe komponentëve të tjerë.

- Po fustanet në sallonin tënd, janë të koleksioneve të reja?

- Po, absolutisht të gjitha të koleksioneve të reja, si të nuseve, ashtu edhe të mbrëmjeve. Në sallonin tim gjithçka është sipas trendeve të fundit. Ju keni qenë vetë dhe i keni parë madje sa të bukura dhe të kohës janë këto fustane. Janë perfekte për ditën më të bukur të femrës, por edhe për raste festash dhe mbrëmjesh të ndryshme.

- Gërshetat, vazhdojnë të jenë në modë?

- Ashtu si se- zonin e kaluar, gërshetat janë shumë në modë sepse janë komode, të lehta dhe shumë të bukura për stinën e verës. Në sallonin tim çdo ditë ka nga një kliente që realizon gërshetat. Ka qenë edhe puna ime kolosale që i ka bërë klientet të dalin të kënaqura nga salloni dhe të vijnë përsëri, sa herë që kanë pasur nevojë për shërbime për flokët e tyre.

- Sigurisht edhe zgjatimet, apo jo?

- Po realizimet e ekstejshënave që bëhen në sallonin tonë janë afatgjata e të plota sepse vetë floku që përdoret është origjinal indian dhe stilohet, bëhet krehje, lyhet dhe i jepet forma që dëshiron klientja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.