Këshilla për lexuesit

Intervista - - ESTETIKE -

- Sa i dëmton flokët uji i pishinës?

- Nuk u bën aspak mirë dhe ka raste që ata marrin një ngjyrë si jeshile. Ajo çfarë e bën flokun jeshil është bakri që ndodhet në pishinë, nga tubat që sjellin ujin. Për ta riparuar këtë lloj dëmtimi dhe për të hequr ngjyrën jeshile, shpëlajini flokët mirë me një lugë gjelle uthull në një gotë me ujë.

- Cilat janë produktet më të nevojshme për flokët gjatë verës?

- Një shampo e mirë, sipas tipit të flokut tuaj, e shoqëruar me balsam. Në rastin e flokut të lyer ose të dobët, shoqërojeni me një maskë një herë në javë. Kurrë mos e teproni me produktet e kozmetikës në sasi, pasi ato janë të dëmshme dhe mund të bëhen shkak për rënien e flokëve dhe dëmtimin e tyre që në rrënjë.

- Si duhet bërë tharja dhe krehja?

- Intervali kohor për tharjen e flokëve me tharëse është midis 25 dhe 30 minutave. Në këtë mënyrë majat e flokëve nuk do të pësojnë djegie. Flokët me onde thajini pjesërisht me tharëse. Pjesën tjetër të tharjes lërjani ajrit. Vetëm pas tharjes mund t’i krihni. Nëse krehjen e formësoni me furçë, shfrytëzojeni atë që të përshtatet më mirë me flokët dhe përdorni karfica të buta që janë të përshtatshme për furçat e holla.

- Po për fytyrën çfarë duhet të përdorim?

- Zgjidhni kremin e duhur. Produktet e bukurisë ndryshojnë në varësi të stinëve. Kremrat në dimër janë më të pasur dhe më intensivë, që t’iu mbrojnë nga era apo i ftohti, ndërsa në verë preferohen kremra të lehtë dhe të lëngshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.