Poezia juaj...-

Intervista - - POSTA -

Më e bukur se Helena!

Paske lindur për të ndezur vena Dhe me zjarre të djegësh në gjumë Thonë që je aq e bukur sa Helena Por unë them që ti je ca më shumë Bukuroshe shigjetare më godite Top në vend më palose me shkëndija Paske lindur me dy sytë si mexhite Vetullshtizë, mund të quhesh, Dashuria Thonë që je aq e bukur sa s’ka fjalë Unë Romeo quhem, por ti jo Zhuljetë Kur del ti, edhe guri bëhet gjallë Porsi diell që shpërndan gjithë retë Ah! Po kush e di se ç’je moj perëndi Krijesë që toka rrallëherë e mban lart Ti s’ekziston madje as nëpër fantazi Je një ndër gjërat që bota quan Art! Po! Art ka bërë Zoti, mbi çdo art tjetër Ashtu shtruar-shtruar me qejf, të krijoi Nuk je send që skicohesh nëpër letër Kur të bëri, veç për vete ai mendoi Ti linde edhe zjarr ndez nëpër vena Kush të pa, patjetër, s’fjeti gjumë Eh, çfarë ishte para teje ajo, Helena Ti moj xhan je patjetër shumë më shumë Veç një çast të sheh syri dhe gremiset Edhe zëri ngec dhe kyçet brenda gojës Gjuha shpon e djeg e gjitha nis mahiset Shumë më e bukur se Helena e Trojës!

Romeo Gegushi

Shiu i marrë

Do t’bjerë shi diku, pik-pik Dikush do ta shohë atë me ëndje Nuk e di pse dreqin ndiej si frikë Nga ky kujtim, në k’të buzëmbrëmje! Ti je larg botës, ashtu si unë Diku e fshehur, në vendin tënd Unë kam një zemër që të do shumë Edhe një shpirt që për ty dhemb! Por ti s’ke shpirt, je një copë letër Vargje që rrjedhin në poezi Kujtimi yt, më prek në sedër, të të urrej, por s’kam se si! E në të kundërt më shumë të dua Si pjesë nga shpirti im e ndarë Si t’shoh përballë të miat duar E të mos mundem dot t’i marr... Ndaj ky shi godet pareshtur Më jep frikë... më bën të marrë!

Portreti yt është i imi thesar, në memorien time fole ka ngritur, sa herë më mungon e të dua pranë, është aty duke më pritur... - Je gjithçka ëndërroj dhe dua, shumë më shumë se kuptimi i fjalës dashuri, pasqyra ku dua te shihem çdo ditë, sinonimi i fjalës LUMTURI...

Bujar Salla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.