NJËRI- TJETRIN

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Pse ndodhin kaq shumë divorce dhe pse të gjithë martohen me dashuri? Dolce baci.

- Kjo do të thotë që dashuria nuk ishte dashuri e vërtetë apo e forte që të ekzistojë përgjithmonë. Prandaj besoj se ndahen njerëzit, pastaj kohët kanë ndryshuar dhe ligji thotë që mund të martohen njerëzit dy apo tre herë nuk jam dhe aq i sigurt. Genti.

- Për hir të fëmijëve, a do të bënit kompromis për të shpëtuar martesën tuaj? Dolçe Baci.

- Jo vetëm kompromis, por kam dhënë gjithë jetën time dhe në fund e pashë që nuk ja vlente që mbajta martesën. Pra kush të lexojë fjalët që po shkruaj, mos rrini në një martesë për fëmijët, sepse një ditë do shikoni pas dhe do keni humbur gjithë jetën. Leta.

- Si ju duket vendimi i mbylljes së universiteteve part–time? Flora

- Jo vetëm po paguajmë për këto shkolla, por edhe do na i mbyllin? Ky është kulmi për të gjithë, kudo në botë ekziston jo vetëm shkolla part time por edhe vetëm kursi një

shumë janë shtuar kohët e fundit... Ç’mendim keni për to?

- Nuk është habi në këtë kohë të sotit. Beta Kastrati.

- Nuk do të ulesha kurrë në nivelin e saj, do t’ia lija Zotin që ta gjykojë. Stela Polare.

- Nuk është shoqe ajo. Më mirë lar- herë në 6 muaj. Prandaj nuk ecim dot përpara si vënd dhe kemi ngelur vëndqendro. Studentja.

- Nëse merrni vesh që gruaja ju ka tradhtuar vetëm për të shpëtuar ekonominë e shtëpisë, si do të vepronit? X Fier.

- E dashur X, kur një femër ngelet në mes të katër rrugëve dhe s’ka çfarë t’u japë fëmijëve për të ngrënë, besoj se edhe organet e trupit mund t’i shesë një nënë që të rrisë fëmijët e saj. Mos të duket fare habi një gjest i tillë, sepse vetë shteti nuk mund të punësojë njerëzit prandaj dhe një femër mund të bëjë të pamundurën për të mbajtur familjen gjallë. Aveniri.

- A do t’i jepnit një shans të dytë dikujt që ju ka lënduar në të kaluarën? Kjo vlen si për meshkujt, edhe për femrat. Arbiola.

- Në qoftë se jam i dashuruar me tjetrën dhe nuk më ka ikur dashuria, nuk i jap shans vetëm tjetrës por në radhë të parë dhe vetes sime. Pra, kur dashuria është e fortë sigurisht që i jep shans që të zgjasë më shumë dhe nuk shikon se çfarë ka ndodhur më parë, por jetën që ke përpara. Bledi.

- Keni qarë ndonjëherë në sy të të dashurit apo të dashurës? Si ka

goju asaj. Besim Munishi.

- Më mirë të mos përballesh fare me të, t’i tregosh menefregizëm, se edhe po ia the në sy, nuk ndryshon gjë, prapë do të të shajë. Dani Danieli.

- Indiferencë dhe distancë, kaq mjafton. Elvisa Aislin.

reaguar ndaj këtij veprimi? Zina.

- Isha në një lidhje para ca kohësh, dhe aty ku çdo gjë shkonte për mrekulli midis nesh, papritur më kërkoi të ndaheshim. Ngaqë nuk u besoja veshëve se çfarë dëgjova, e pyeta sërisht dhe kur ma tha për së dyti herë, pashë që po qante i dashuri, nuk doja ta besoja por kur hyjnë vjehrrat në mes të çifteve, kështu ndodh fatëkeqësisht. Por pranova të ndahesha nga ai person se ishte çun mamaje dhe bënte atë që i thoshte mamaja, kur e pashë dhe që po qante, më iku truri se isha lidhur me një bebush që akoma pinte gjirin e mamit. Elle.

- Si ju duken fushatat që po bëhen për këto zgjedhjet bashkiake? Mua më duket se po luajnë me ne. Ju, çfarë mendimi keni? Turi.

- Ashtu siç bëjnë në çdo zgjedhje, ashtu bëjnë dhe tani. Premtojnë premtojnë dhe nga gjithë ato që kanë thënë nuk bëjnë asgjë absolutisht. Prandaj dhe më ka humbur besimi tashmë, dhe nuk shkoj të dëgjoj asnjë nga keta që kanë hedhur të bëhen kryetarë apo punonjës në një Bashki. Po tamam ashtu është, i dashur Turi, me ne luajnë këta gjithmonë, tashmë e kanë mësuar shumë mirë si të lozin. Bujari.

- A do të sakrifikonit një dashuri, vetëm sepse fëmija juaj bëhet xheloz? X Tiranë.

- Më falni por “Jo” nuk do e bëja një gjë të tillë, dhe të pendohesha pas disa vitesh pastaj. Dashuria nuk të troket derën çdo ditë dhe ti ke mundësinë ta hapësh dhe ta pranosh, por një herë të vjen dhe po nuk e mbajte, iku bashkë me jetën. Prandaj dhe nuk do sakrifikoja dashurinë, për xhelozinë e

- Isha në një shkollë të mesme një ditë dhe ç’më kanë parë sytë, as në filma s’i kam parë: Seks dhe drogë! Këta fëmijë, e marrin këtë edukatë në familje, apo e krijojnë vetë jashtë familjes? Klara.

- Në ditët që jetojmë, fëmija nuk pranon asnjë edukatë nga familja, sapo nxjerr koken nga shtëpia bëhet një tjetër person. Kjo ndodh sepse disa prindër që ua plotësojnë çdo dëshirë fëmijës, kujtojnë se do e mbajnë nën shikimin e përhershëm por ata prindër prishin karakterin e fëmijës dhe ke parë ato që ke parë të ndodhin në shkollat tona. Elle.

- Sa herë që kemi zgjedhje për kryeministra, kryetarë bashkish etj., kur i dëgjon premtimet e tyre, thua: “Ua shpëtuam, gjithçka do jetë e bukur!”. Përfundimisht, jemi vendi i fjalëve të bukura, por veprave të shëmtuara. A jeni në një mendje me mua? Lediana.

- E moj ashtu është, se për fjalë janë të paret të gjithë ata që merren me politikë, por pastaj tregojnë se kush janë në të vërtetë. Prandaj dhe nuk i votoj kurrë dhe jap votë të bardhë sa herë që kam votuar. Do doja të kisha besim, por tashmë më ka humbur besimi dhe nuk shikoj fjalë por vepra të cilat kurrë nuk ndodhin. Besi.

- Pse prindërit në Shqipëri u vënë emra turqish dhe jo emra shqiptarë fëmijëve të tyre? Gjergji.

- I dashur Gjergji, sa përqindje e popullit shqiptar është mysliman? çdo besimtar i fesë do i vërë fëmijës së tij emra që kanë në familje nga gjyshërit për të mbajtur gjallë emrin dhe prejardhjen e tyre. Këtë besoj unë që ndodh me emrat e fëmijëve. Unë jam katolik dhe emrat tanë ngjajnë me emra Italian, sepse kemi të njëjtën fe. Sokoli.

- Ju ka ndodhur juve t’ju vijnë fatura për energjinë elektrike edhe pse ke 3 vjet që nuk e përdor atë shtëpi? Kur erdha në Shqipëri, pashë që fatura kishte arritur 3 milion lekë të vjetra dhe unë s’e kam përdorur fare energjinë. Ku ta kërkoj të drejtën time? Sajmiri.

- Atë që mund të bësh i dashur Sajmir është kjo, mblidhi të gjitha faturat dhe shiko numrin tek sahati i dritave dhe shko dhe kërko të drejten tënde. Është e vetmja zgjidhje që mund të bësh, sepse nuk ka mundësi të shpenzosh energji kur nuk ndodhesh në shtëpi, por ki kujdes se mbase të kanë vjedhur fazën e dritave komshinjtë dhe sahati yt ka ecur dhe tani duhet t’i paguash. Leta. “Na braktisi kur mësoi se e kishim birësuar” - Ngushëllime për gruan. Eh, nuk i dihet jetes, si është ajo shprehja: “Rrite qenin të të hajë këmbën”. “Dua t’i jap fëmijës

një mbiemër” - E nderuar autore, e lexova historinë tënde me vëmendje dhe më vjen keq për këtë që të ka ndodhur. Meqenëse Besi nuk pranon ta njohi djalin dhe t’i japë mbiemrin e tij, unë mendoj që t’i vesh mbiemrin tënd djalit që djali yt të mos mbetet pa mbiemër. Çdo gjë ka një zgjidhje. Të uroj fat. Me respekt nga Xhelozja e Nardit.

“Varfëria më çoi në klubet e natës....” - Mos e gjykoni vajzen nuk e ka provuar kush te vuash per capen e bukes e me një baba te paralizuar. Për mendimin tim, vajza eshte heroinë, ka sakrifikuar jeten e vet per motren dhe babain.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.