I fejuari jeton në Greqi. Sa zgjat bashkimi familjar?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje! Jam Ledjona. Kam një vit e disa muaj që jam fejuar. I fejuari im jeton në Greqi. Për të bërë bashkim familjar, çfarë kriteresh duhet të përmbushim? Brenda vitit kam hyrë 2 herë në shtetin grek me pasaportë 3 mujorëshe. Do të kaloja përsëri pas 3 muajsh qëndrimi në Shqipëri, po nuk më lanë, thanë që duhet të plotësoj 6 muaj në Shqipëri. Përse? Ka ndryshuar ligji? Sa zgjat procedura për bashkimin familjar?

Fatos Malaj: -

Në radhë të parë, duhet të martoheni, domethënë, të bëni celebrimin pranë bashkisë ku është regjistruar burri në Shqipëri. Me pas, bashkëshorti juaj duhet të bëjë një kërkesë për bashkim familjar pranë prefekturës ku jeton në Greqi. Për këtë i duhet që të ardhurat vjetore të deklaruara të vitit të fundit të jenë 10.000 euro. Nëse miratohet kërkesa per bashkim familjar, ju duhet të shkoni në Ambasadën Greke në Tiranë për të marrë një vizë për bashkim familjar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.