Ç’kuptimkaëndrraime?

E veshur me vello

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam parë në ëndërr sikur kisha veshur fustan të bardhë dhe po nusëroja, por nuk shikoja ndonjë burrë rreth meje. Mbaj mend vetëm vellon, por vetë isha e qetë. Kam dëgjuar se velloja në ëndërr sjell fatkeqësi. A është e vërtetë?

- Populli kështu thotë përgjithësisht, por në fakt, kjo nuk është e vërtetë. Është një mendim i gabuar, sidomos kur e shikoni në këtë mënyrë siç e keni parë ju, sepse parashikimi varet edhe nga veprimet brenda ëndrrës. Në qoftë se jeni beqare, një ëndërr e tillë tregon dëshirën për një lidhje serioze martesore. Nëse jeni e martuar, kjo ëndërr nuk është shenjë e mirë. Ajo tregon se duhet të jeni më e kujdesshme në marrëdhënien me bashkëshortin, pasi jo çdo gjë mund të shkojë në rregull dhe duhet të jeni e përgjegjshme. Në rastin tuaj konkret, tregon gjithashtu se duhet të jeni e durueshme, të arrini të kuptoni edhe përgjegjësitë tuaja dhe të mos kaloni kufirin e ca gjërave, qoftë nga ajo çfarë prisni nga të tjerët, qoftë nga çfarë presin të tjerët prej jush. Gjithsesi, velloja është shenjë fati. - Përshëndetje! Kam parë në ëndërr shokun tim të shkollës së lartë. Pashë sikur u takuam dhe qëndronim duke bërë muhabet në një kafe të re- hatshme dhe të ndriçuar. Pas pak, aty erdhi një burrë i shëndoshë dhe ne të dy u larguam, duke qenë se nuk po ndiheshim rehat. Ecnim bashkë rrugës dhe diskutonim. Qëndronim shumë pranë njëritjetrit dhe unë i vendosa dorën te beli, pasi është më i gjatë dhe ai nuk tha gjë, por më tregonte planet për të vazhduar masterin. Unë e pyeta nëse ishte i lumtur për diplomimin dhe më tha që ishte gjëja që kishte dashur më shumë në jetë, sidomos që kishte takuar njerëzit që e bënin të lumtur. Unë e kam takuar atë ditë se ai ishte mbetës me shoqen time. Kur e pyeta për planet, mendoja që ai kishte plan të vazhdonte shkollën dhe një e ardhme bashkë ishte e vështirë, por pastaj mendova që nuk kishte rëndësi. E pyeta pse s’më kishte bërë shoqe në Facebook dhe më tha që nuk kishte dashur... - E dashur lexuese, ëndrra juaj tregon që keni njëfarë afeksioni për këtë djalë, ndjeni për të, por në të njëjtën kohë e kuptoni se ai nuk ka të njëjtën ndjenjë për ju dhe kjo gjë ju bën të ndiheni keq, edhe pse nuk e pranoni dot. Nuk dua të zgjatem sepse s’ka asgjë për t’u shpjeguar përveç faktit që ëndrra ju këshillon t’i ktheni shpinën këtij djali. Jepini pak kohë vetes dhe atij. Nëse ai vërtet ndjen diçka për ju, do të vijë pas jush. Po i shkuat ju mbrapa, ai nuk do të vijë asnjëherë drejt jush. Ky është mesazhi që të jep ëndrra nëpërmjet sjelljes së tij në të. Gjithë të mirat. - Çfarë do të thotë të shikosh në ëndërr sikur shkon mysafire diku? Më pas, sikur diskuton dhe e ndjen veten jo të mirëpritur. Shoh edhe sikur shkoj te shtëpitë e shoqeve. Është një ëndërr lëmsh, por gjithnjë e shoh veten sikur jam mysafire, ndaj edhe doja një shpjegim nga ana juaj. Faleminderit. - Nëse e keni parë veten mysafire te shoqja, do të thotë që duhet të jeni më largpamëse dhe optimiste përsa u përket emocioneve. Edhe diskutimet atë tregojnë, që duhet ta shikoni më mirë rrethin tuaj shoqëror dhe të kuptoni çfarë qëllimesh kanë ata ndaj jush, ose ju ndaj atyre, pasi mund të lëndoheni apo të lëndoni pa dashje. Të shikuarit e vetes mysafire në ndonjë vend ka shumë kuptime, por varet gjithnjë nga konteksti i ëndrrës. Gjithsesi, në këtë periudhë duhet të keni pak kujdes, sepse do të keni gjithnjë kundërshtarë në sjellje dhe debate, por ju ruani qetësinë, flisni më pak dhe dëgjoni më shumë. Gjithë të mirat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.