Kam probleme me gojën

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam probleme me gojën prej disa kohësh. Çdo mëngjes, goja më rri shumë e thatë, pa pështymë dhe më mblidhet një gëlbazë me ngjyrë kafe të hapur. Gjatë ditës goja më rri e thatë, pa pështymë dhe më mban erë. Si e shpjegoni? Jam vizituar dhe më kanë thënë që rrugët e frymëmarrjes dhe goja është në rregull. Goja më sekreton gëlbazë çdo mëngjes e gjatë ditës.

Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: - Duhet theksuar që gëlbaza vjen nga mushkëritë, por ka raste kur shkak i saj janë edhe problemet e stomakut siç është refluksi gastroezofagal (pra, rik- thimi i lëngjeve të stomakut në ezofag e në gojë, nga ku këto lëngje pastaj kalojnë në rrugët e frymëmarrjes, duke dalë në formë gëlbaze). Ju duhet të vizitoheni për të përcaktuar nëse keni refluks apo jo. Duhet bërë edhe një analizë të gjuhës për myk, pasi myku shkakton tharje dhe djegie të gjuhës. Ju mund të vizitoheni kur të doni në Poliklinikën Qendrore, në shërbimin e gastro-hepatologjisë. Me respekt, doktoresha.

Valbona VUKULAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.