Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Para kompjuterit

Përjetësia: koha që kalon nga klikimi dy herë, deri te hapja e dokumentit të klikuar.

Hardueri: pjesa që ha goditjet, kur bllokohet kompjuteri.

Nanosekondë: koha që i duhet një kompjuteri për të fshirë punën e një dite të tërë.

Tekniku: personi që zgjidh në një mënyrë të pakuptueshme, ama shumë të kushtueshme, një problem që ti nuk e dije se e kishe.

Me tren

Një burrë ndalon në stacionin e trenit dhe pyet një burrë që gjen aty:

- Më falni, mos dini gjë se kur vjen treni i Shkodrës?

- Sot, treni do të vijë me 180 minuta vonesë.

- Ah, meqë qenka punë minutash, po e pres atëhere...

Policët

Dy policë janë dënuar me vdekje dhe duhet të vendosin mes karriges elektrike, dhomës me gaz dhe gijotinës.

- Gijotina nuk më pëlqen, në dhomën me gaz s’do të marr dot frymë, kështu që po zgjedh karrigen elektrike! - thotë i pari.

Kështu, e çojnë në karrigen elektrike, por për çudi, makineria ka një difekt dhe, edhe pas tre shkarkimesh elektrike, nuk vdes. Sipas ligjit, pas tre tentativash, ai duhet të lihet i lirë, kështu që e lirojnë. Kur del jashtë, i lumtur, polici i thotë shokut të vet: “Karrigia elektrike nuk punon!”.

Kur i vjen radha të dytit, e pyesin se si vendos të vdesë dhe ai thotë:

- Në dhomën me gaz më merret fryma, karrigia elektrike nuk punon, kështu që po zgjedh gijotinën!

Me sekretaren

Djali i thotë së ëmës: - O ma... e pashë babin duke i hequr fustanin sekretares...

- Hajde tani, Eno, mos u merr me këto gjëra! Shko luaj!

Pas pak, djali vjen prapë: - O ma... e pashë babin duke bërë dashuri me sekretaren!

- Mirë pra, po mos ma thuaj mua... Në darkë, kur të jetë aty gjyshi, gjyshja, xhaxhi dhe halla, thuaja të gjithëve, mirë? - Mirë mami! Në mbrëmje, kur të gjithë janë mbledhur në shtëpi, mami i thotë Enos:

- Hajde Eno, trego tani se çfarë po bënte babi me sekretaren...

- Atëhere... unë pashë babin me sekretaren që bënin... bënin... o ma, si quhet ajo gjëja që bën ti me postierin?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.