CILËT NUK INTERVISTUAM DOT KËTË JAVË?

Intervista - - AKTUALITET - Nga Artan KRISTO

EDI RAMA

Këtë javë, në prag të zgjedhjeve, deshëm t’i merrnim një intervistë kryeministrit tonë, Edi Rama, në lidhje me ca shifra që nuk po u japim dot drejtim, siç thotë populli. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, që bazohet në të dhënat e Ministrisë së Brendshme, në zgjedhjet e 21 qershorit do të votojnë 3.164.859 votues.

Ndërsa sipas INSTAT, që është institucioni shtetëror i specializuar për statistikat, më 1 janar 2015 vendi ynë numëronte 2.893.005 banorë, ndërkohë

BLEDI ÇUÇI

që dihet se jo të gjithë banorët votojnë. Duhet të jesh mbi 18 vjeç që të kesh të drejtën e votës.

Thuhet se 800 mijë banorë janë nën moshën 18 vjeç. Pra, sipas Institutit të Statistikave, janë rreth 2 milionë votues, rezidentë në Shqipëri. Pra, rreth 1 milionë e 165 mijë votues më pak sesa parashikon KQZja. Pse Shqipëria ka më shumë votues sesa banorë të saj?! Dikush mund të justifikohet se këta janë emigrantë që jetojnë jashtë. Dakord, por shumë prej tyre vijnë në Shqipëri për të votuar, apo jo? Nuk llogariten ata?! Po ata që ikin nga Shqipëria (rreth 45 mijë në vit është shifra zyrtare) ku futen?! Mos ka ndonjë gjë që mendja jonë nuk e kap dot?! Po ajo juaja, apo e zotit Meta, kap gjë, zoti Rama?!

E patë faqen e internetit të Ministrit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, këtë javë?! Po ta keni parë, me siguri do të jeni habitur dhe do ta kishit dashur të pyesnit ministrin, ashtu si edhe ne: Me një numër telefoni për të lënë mesazhe mburret ministri? Është fjala për një status të tij ku ai i bën jehonë një shkrimi të Bankës Botërore dhe Forumit Ekonomik Botëror për fushatën e sms-ve që po zbatohet nga Ministri për Çështjet Vendore dhe Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit dhe që është financuar nga Banka Boterore. Përmes sms-ve qytetarëve u kërkohet të shprehen për shërbimin që marrin në spitale apo në zyrat e regjistrimit të pasurive. Kështu luftohet korrupsioni zoti ministër, me mesazhe?! Ja, e zëmë se luftohet kështu: A mund të na thoni sesa sms keni marrë dhe sesa punonjës të korruptuar keni hequr këto muajt e fundit?! Asnjë, se po të kishit, me siguri, do ta bënit të bujshme në Facebook, apo jo?! Atëherë mos tregon kjo se korrupsioni nuk luftohet kështu?! Se, nuk mund të thuash se nuk ka korrupsion, apo jo, zoti ministër?!

ERJON VELIAJ

E keni vënë re, të dashur lexues, se gjithnjë, në mitingjet përmbyllëse të fushatës, kandidati për të cilin zhvillohet mitingu del në skenë e përshëndet bashkë me bashkëshorten e tij (kuptohet, kur është i martuar)? Kështu ndodh në botë, por kështu ka ndodhur, vazhdimisht, edhe te ne. Por këtë radhë, Erjon Veliaj nuk bëri kështu në mitingun e së enjtes në kryeqytet. Edhe pse bashkëshortja e tij, Ajola, ishte në miting, ajo nuk u ngjit në skenë të përshëndeste. Pse ndodhi kështu, deshëm ta pyesnim zotin Veliaj? Kush e mori këtë vendin? Duke ditur se në fushatë elektorale çdo veprim është i kotrolluar e i mirëmenduar,

LULZIM BASHA

Edhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha deshëm ta intervistonim këtë javë në prag të zgjedhjeve lokale. Në radhë të parë, deshëm ta pyesnim se përse nuk doli asnjëherë përpara tiranasve për të bërë bilancin e punës së tij gjatë fushatës?! Apo është pyetje kot kjo, se përgjigja dihet…?! Nejse, ne do t’ia bënim këtë pyetje, siç do t’i bënim edhe pyetjen lidhur me deklaratën e zotit Kosova për keqmenaxhim të fondeve të bashkisë gjatë ushtrimit të detyrës nga zoti Basha. “Me kaq fonde sa ka Bashkia e Tiranës, po t’i mirëmenaxhosh ato, siç kam bërë gjithmonë kur kam pasur mundësi, jam i sigurt se do të bëja 30-40% punë më shumë sesa janë bërë deri më sot”, tha zoti Kosova. Ç’mendon zoti Basha për këtë deklaratë? Ka të drejtë kandidati që ai ka caktuar për zëvendës? Dhe pyetja e fundit që do t’i bënim do të ishte për lejet e ndërtimit. Pse e “liroi” dorën ai muajt e fundit për dhënien e lejeve të ndërtim- deshëm ta pyesnim zotin Veliaj se mos kishte lidhje kjo “fshehje” e Ajolës me faktin që Veliaj kërkon të mos u kujtojë votuesve të Tiranës dasmën e tyre në kalanë e Gjirokastrës, dasëm që ai tha se u bë me kursimet e mamasë së tij?! Apo mos kishte lidhje me përfoljen e Ajola Xoxes si përfaqësuese e biznesmenit gjeorgjiano-izraelit, Amiran Dzanazhvilli dhe italianit Françesko Beketi?! Apo me vilën të cilën thuhet se ajo ka prenotuar në Mullet?! it? Pse shkeli edhe fjalën që kishte dhënë se nuk do jepte leje për ndërtime të liqeni, apo në qendër të Tiranës?! Ai do justifikohet, siç bëri edhe në emisionin “Opinion” se për ndërtimin te liqeni ishte marrë leja nga komiteti i digave i qeverisë Rama-Meta. Por ne do t’i thoshim se zoti Basha se harroi të thotë që komiteti i digave jep leje për të ndërtuar afër digave e jo leje ndërtimi. Edhe për vilën e fundit, monument kulture që u prish në Tiranë, ai tha se ajo nuk ishte klasifikuar si e tillë kur ai firmosi lejen. Po kur u klasifikua si e tillë, a nuk e tërhiqte dot lejen zoti Basha, do ta pyesnim ne?!

SALI BERISHA

Deshëm të intervistonim këtë javë edhe zotin Sali Berisha. Na ka bërë përshtypje se në gjithë intervistat e fundit, ai nuk ka folur asnjë fjalë për zotin Lulzim Basha, për punën e tij, për drejtimin e fushatës nga ana e tij, etj. Apo e kanë fajin gazetarët që nuk e kanë pyetur? Ja, ne do ta pyesnim për shembull, se a është i kënaqur ai me punën e zotit Basha si pasardhës i tij? Cila është gjëja më e mirë që ka bërë ai gjatë këtyre muajve? Po gabimet e tij? A është i kënaqur ai me fushatën e Lulzim Bashës për kandidatët për kryetarë bashkie të PD-së? A i ka përmbushur zoti Basha parashikimet e zotit Berisha kur e projektoi si zëvendës? Apo qëllimi i zotit Berisha ishte i njëjtë me atë që kishte Enveri kur caktoi Ramizin si pasardhës? Që ai të ishte besnik e të mos dilte kundër Komandantit...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.