Cekja: Vetëm një i huaj mund ta ndërtojë Shqipërinë!

Intervista - - AKTUALITET -

Faktori kohë është një element i rëndësishëm në jetët tona. Dhe Sejfulla Myftari, ose më saktë Cekja, aq i dashur për publikun, marrëdhëniet me kohën i ka patur shumë të mira. Kjo sepse ka ditur të kapë momentin e duhur, të përshtatet, i ka dhënë kohë cilësore karrierës së tij dhe në fund, koha ka ditur t’ia shpërblejë: Falë filtrave përzgjedhës që nuk gabojnë, e ka lënë atë në “qarkullim”, ndërsa shumë kolegë të tij kanë mbetur thuajse në harresë, i ka dhuruar një jetë komode, një familje të mrekullueshme dhe e ka mbajtur në formë të mirë fizike, edhe pse në moshën 64 vjeçare, aq sa mund të thuhet se ai e ka ndalur kohën. Për më tepër, le t’ju flasë vetë Cekja…

- Ceke, përshëndetje! Ku ndodhesh tani që po flasim?

- Jam në shtëpi dhe po ndjek emisionin “Opinion” te Klani, se më pëlqen debati televiziv.

- Nëse do të ishe një nga të ftuarit e panelit atje, për çfarë mendon se do të të kishin ftuar?

- Për kandidat bashkie të Beratit. (Qesh) Po këto partitë përplasen shumë me njëra-tjetrën dhe edhe nëse do të kandidoja si i pavarur, edhe mua do të më bënin të varur. (Buzëqesh)

- Cilat do të ishin premtimet e bëra?

- Punësimi, në radhë të parë, se puna është kryesorja, pa atë nuk bëhet asgjë. Do hapja vende pune me firmat e huaja se vetëm një i huaj mund ta ndërtojë Shqipërinë. Me shqiptarë nuk bëhemi ne… Ne vetëm u vëmë buzëkuq gjërave. - Si nisin ditët e tua? - Asnjëra nuk është e ngjashme me tjetrën. Unë nuk eci me ditare e me blloqe, e marr ditën si më vjen. Koncertet ku më ftojnë i shënoj, por nuk kam orare të caktuara të tipit që në këtë orë pi kafenë, pastaj bëj një xhiro, kthehem dhe bëj një dush. (Qesh) Jam natyrë shumë spontane.

- Ç’më thua për filmin tënd të fundit “Vdekje me porosi”?

- Është një film tragjiko-komik me skenar dhe regji të Arian Çuliqit, premiera e të cilit u shfaq para pak kohësh në Sheraton, ku ndodheshin shumë kineastë, regjisorë, aktorë dhe që pati sukses, duke qenë se edhe këtë herë kishte të bënte me një subjekt social nga jeta e përditshme.

- Kujt i detyrohet bashkëpunimi i vazhdueshëm me Arian Çuliqin?

- Me Arianin kam 28 telekomedi. Ajo që më pëlqen te bashkëpunimi me të, është se Ariani është me këmbë në tokë, ndërton skenare me ngjarje reale. Asnjë film i tij nuk është pa subjekt që prek jetën e përditshme të shqiptarëve. Kjo e bën atë shumë të suksesshëm si skenarist dhe si regjisor.

- Ariani nga Shkodra, ti nga Berati. Në fund, humori shkodran apo ai beratas është mbizotërues në bashkëpunimin tuaj?

- Për të thënë atë që është, duhet ta pranojmë që Shkodra humorin e ka në gjak, shkodranët dinë ta përdorin bukur batutën, janë më të avancuar në këtë drejtim. Pastaj, çdo trevë ka humorin dhe bukurinë e vet.

- Je shprehur se ke qenë një fëmijë “i prapë”. A mund të themi një “mistrec Berati”?

- Mistrec Përrmeti më saktë, se unë jam rritur në Përmet dhe, edhe pse Përmeti ishte një qytet i qetë, unë isha pak çapkën nga natyra. Sidoqoftë, maksimumi që bëja ishte të vidhja qershi apo të gjuaja me llastiqe, deri aty shkonte “rrugaçi”. Pastaj u bëra djalë i mirë dhe ndoqa rrjedhën që më solli deri këtu ku jam tani që po flasim. (Qesh)

- 38 telekomedi janë pasuruese në jetën e një aktori…

- Unë jam aktori që kam më shumë telekomedi se të gjithë të Stafi: BOTUES: Artan KRISTO Blerina (redaksia@intervista.al)

• GAZETARË: Valbona VUKULAJ, Alma BUCI, Fabjola KUBURI, Rita RRJOLLI

• DREJTORE-KRYEREDAKTORE:

ÇIZMJA

• MARKETING: • SEKTORI I JASHTËM:

tjerët dhe këtë e them me krenari e u jam mirënjohës regjisorëve, aktorëve dhe të gjithë atyre me të cilët kam bashkëpunuar.

- Me kë e ke më të lehtë bashkëpunimin?

- Jam ndjerë kryevepër me Diana Prokon, pak më herët pastaj me Pranvera Veizin, një aktore brilante e komedisë, me Rita Latin gjithashtu. Pastaj nga meshkujt, me Mehdi Malkën, me Behar Merën…

- Momente vetëpërmbushjeje do të ketë pasur plot, por cilin do të cilësoje si momentin më të lavdishëm të karrierës?

- Me “Një baba tepër” e kam ndjerë shumë dashamirësinë e njerëzve. Edhe nga “Vdekje me porosi” tani së fundi, kanë dalë njerëzit duke qarë pasi e kanë parë. Madje Saimir Kumbaro, më ka folur me shumë superlativa. “Je një aktor brilant i komedisë”, m’u shpreh ai.

- Koncertet dhe gëzimet familjare janë aktiviteti që vazhdon të të mbajë të angazhuar… Kjo tregon që ti je akoma në “biznes”, ndryshe nga disa kolegët e tu. Si të bën të ndihesh ky fakt?

- Unë deri përpara 13 vjetësh nuk kam lëvizur nga Shqipëria, nuk kisha dëshirë. Çdo Vit të Ri, rrija në shtëpi… U bë Behar Mera sebep që të dilja për herë të parë në Greqi.“O qeros, hajde, më tha, se ti nuk e di sa të duan!” dhe vërtet, që në herën e parë kuptova sa më donin dhe që

Adrian RAKIPI (marketing@intervista.al) Nevila KRISTO (nevilakristo@intervista.al)

atëherë nuk jam shkëputur më. Kam punuar shumë fuqishëm me Ponin për 4 vjet, 4 ditë çdo fundjavë, me Eli Farën po ashtu, me Sinanin, me Majën, si dhe tani, së fundi, me Ylli Bakën. Në fillim ishte Greqia, kurse këto 3 vitet e fundit, destinacioni është Italia, pasi ndryshe nga Greqia, isha më i pakonsumuar në Itali. Pastaj në Hollandë, Gjermani, Australi me Sinanin dhe Seldin.

- Thuhet se tani është Australia “toka e premtuar”…

- Lëre mos më pyet, atje nuk ekzistonte fukarallëku. Unë as në ëndërr s’e kisha parë paranë që bëhej atje. Unë në asnjë vend të botës nuk iki, por po të zgjidhnin të më çonin në Australi, do të shkoja. (Buzëqesh)

- Cilët quan Cekja fansa të vërtetë?

- Fansat e vërtetë dallohen menjëherë, se ka edhe nga ata që të lahen e të lyhen, fjala bie. Ata të vërtetët, i shoh më shumë jashtë vendit, sidomos në Greqi. Ishte e bukur fare. Herën e parë që dola, ata të gjithë qeshnin. Akoma pa folur dhe ata qeshnin. “Po prisni ore se s’kam folur akoma”, thosha unë. “Hahahahha”, ata. “Yp xhixhi”, thoja unë e ata hidheshin përpjetë, gjysmë ore me të qeshura. “Ore Behar, thoja unë, po këtu qenka llahtari! Pse nuk kam ardhur përpara? Unë në Shqipëri mendohem ta them mos ta them një fjalë se do qeshin apo s’do qeshin, kurse këtu qenka nami!”. ( Qesh) Përtej shakasë, kishte vërtet shumë mall atje, një mall i paparë! Aty ti kuptoje dashurinë e fansave të vërtetë, por kënaqësinë e atyre që të duan e ndien edhe këtu, në vendin tënd. Unë e ndiej kënaqësinë më të madhe te makina me targën “Ceke” përpara. (Buzëqesh) Ngado që shkoj, shoh një respekt të paparë. Kjo është vlera ime më e madhe dhe i falënderoj të gjithë dashamirësit e mi. Pavarësisht se Ceke është emri im, ai është kthyer tani në një emër që më krijon lehtësira. Sa më shohin, dëgjon atë shprehjen “Ooo kush qenka!” dhe nisin të më flasin me superlativa. E them me bindje që edhe dekorata të më japin, nuk do t’i doja. Asnjë çmim apo dekoratë nuk është më i çmuar se çmimi i pulikut, pëlqimi dhe dashamirësia e tij karshi meje. - Në ç’pikë të karrierës je tani? - Të mos harrojmë që jam 64 vjeç dhe duhet thënë se në njëfarë mënyre, mosha bën të vetën, por kuptoj që jam në qarkullim, publiku më ndjek, sallat mbushen plot dhe kjo më mban në formë, më jep jetë. Unë jam krenar për aktivitetin që kam kryer dhe vazhdoj ta kryej, i dua kolegët dhe nuk kam ambicie. Me pak fjalë, ndihem i ngopur.

- Çfarë ta jep këtë ritëm, energji të pashtershme?

- Unë i kam ngjarë plakës. Ajo ka qenë e dobët, por shumë e fortë fizikisht. Çdo mëngjes ngrihem si të jem 30-35 vjeç. Kolagjeni që përdor më ka bërë gjithashtu shumë efekt. (Buzëqesh)

- Duke u ndjerë kaq i ri, je i azhornuar edhe me teknologjinë? Aplikacione si viber, VVhatsapp, apo Instagram të tërheqin?

- Të them të drejtën, jo dhe aq. Unë edhe një faqe në Facebook, kohët e fundit e hapa se m’u qep njëri dhe i thashë çunit ta hapte, po prapë nuk di ta përdor. Pastaj, kur shoh si e keqpërdorin, duke sharë apo ofenduar të tjerët nëpër komente, më krijon neveri.

- Ceke, cili është mësimi më i mirë që të ka dhënë jeta?

- Ato që kam nga plaku, janë: “Mos bëj keq! Përpiqu të bësh mirë nëse ke mundësi”, “Kur të fusësh një shok në shtëpi, matu mirë” dhe “Mos harro gjakun!”. Këto janë të plakut dhe i kam të gatshme, por ajo që vuaj unë nga përvoja personale, është mosmirënjohja dhe jeta më ka mësuar t’u qëndroj larg mosmirënjohësve. Zoti tha: “Kë të çoj në ferr, mosmirënjohësin apo atë që ka vrarë? Por ai që ka vrarë e ka patur një motiv, kurse mosmirënjohësi është i poshtër”. Këtë e kam me provë, e kam hequr mbi kurriz.

- Të tremb koha që kalon, vitet, plakja?

- Më thoshte plaku: “Do ta shohësh veten kur të bëhesh sa unë”. Unë nuk jam nga ata që them se nuk trembem nga plakja, nga mosha. Jo se kam frikë, por është diçka që ti gradualisht e ndjen, nuk je më ashtu siç ishe. Megjithatë, duhet pranuar që ka lindje, ka edhe vdekje; e rëndësishme është të mos ketë gjëra tragjike. Unë jam i kënaqur nga jeta e nga familja. Mua me gruan më ka rënë bingoja në jetën time. Në shtëpinë time kanë hyrë femra këngëtare, artiste dhe ajo “Lëre, thoshte, se ashtu e ka punën” e asnjëherë nuk u bë xheloze. Nuk ka patur as arsye, se unë në familje jam shumë i rregullt, shumë familjar. Në shtëpinë time, çdo fundjavë mbidhemi me gocat, nipër e mbesa dhe hapim magnetofonin e kërcejmë për qejf, kënaqemi, kalojmë kohë të bukur bashkë. Pushimet i bëjmë në Pogradec dhe në Sarandë, se kam edhe një shtëpi atje… Kam bërë një jetë normale, me të gjitha kënaqësitë e vogla, por domethënëse që të jep jeta.

- Aktorët e humorit mendohet se janë njerëzit që nuk mërziten kurrë, që gjejnë pozitivitet në çdo gjë që i rrethon, për shkak të natyrës së tyre...

- Përkundrazi, aktorët e humorit janë njerëzit më të ndjeshëm. Të paktën unë, ashtu jam. Për një padrejtësi të vogël prekem menjëherë, shoh një film emocionues dhe prekem. Herën e fundit e pata me një film që pashë te Digitalbi... - Ilaçi më i mirë për mërzinë? - E kaloj me ndonjë birrë, kurse alkoolin nuk e njoh më.

- Çfarë tipi e konsideron veten?

- Jam tip i thjeshtë, i hapur, i sinqertë. Mund të jem aktori më popullor që i pëlqen të rrijë me të gjithë.

- Miku më i mirë? Ai që ne shqiptarët e quajmë “mik për kokë”?

- Nuk kam asnjë mik për kokë. Jam zhgënjyer nga mosmirënjohja dhe që atëherë jam distancuar. Siç thoshte plaku, kur ta fusësh në shtëpi dikë, të hash me të një thes me kripë. - Për çfarë betohet Cekja? - Betohem te çuni dhe ime shoqe më thotë të mos e bëj...

- Fjala që e thua të fundit, kur humbet kontrollin...

- Jo nga ato të rëndat. Shkoj deri tek “O qen bir qeni”, “Maskara” ose “Palaço”. Nuk mallkoj kurrë!

- Fjala me të cilën do ta mbyllje këtë intervistë...

- Ju uroj të gjithë të mirat, shëndet dhe dashuri mes njerëzve, larg nga nga këta palaçot, të pafytyrët. Unë kam një gjë të çmuar, besoj shumë në Zot dhe ai më ka shpërblyer. I falem Zotit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.