Sara uron Ledionin për ditëlindje

Intervista - - JAVA VIP -

Moderatori i disa spektakleve në Top Channel, Ledion Liço, ka qenë shumë aktiv kohët e fundit. Ai sapo mbaroi së prezantuari festivalin modern të muzikës Top Fest si dhe reality shoun më të ndjekur “Big Brother”. Por jo vetëm kaq… Ledioni së fundi ka publikuar edhe klipin e tij të parë me titull “Yes”, duke prekur kështu edhe një dimension tjetër të aftësive të tij, atë të muzikës. Ledioni para pak ditësh ka patur ditëlindjen dhe ka mbushur 29 vjeç. Përveç urimeve të shumta që ka marrë, më i veçanti ka qenë ai i të dashurës së tij, Sara Hoxha, e cila ka pritur derisa ora të shënojë fiks 00.00 dhe e ka uruar në Instagram përmes një fotoje të tyre së bashku. “Gëzuar ditëlindjen shokut tim më të mirë”, ka shkruar ajo dhe sigurisht, nuk ka harruar edhe t’i shprehë atij dashurinë. Dhe cili ka qenë reagimi i Ledionit? Ai është shprehur mjaft i prekur dhe i bekuar nga personi i tij i zemrës, ndërsa ka festuar ditëlindjen në një nga pabet e kryeqytetit, në shoqërinë e Sarës, Lorit dhe të disa miqve të tjerë. Dhurata që Sara i ka bërë të dashurit të saj, nuk bëhet e ditur, por a kemi ne dyshime se do të ketë qenë diçka e shtrenjtë dhe e menduar mirë?! Sigurisht që jo!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.