Labinot Tahiri kërkon pasaportë shqiptare

Intervista - - JAVA VIP -

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri këtë herë ka një kërkesë të veçantë të cilën ua ka drejtuar të gjithë shqiptarëve, me shpresën se këta të fundit do ta përhapin sa më shumë. Labinoti thotë se si artist shqiptar nga Kosova që është, ka të drejtën ta gëzojë pasaportën shqiptare. Për t’jua shuar kuriozitetin se çfarë përmban kërkesa e tij drejtuar përfaqësuesve politikë të shtetit shqiptar, po jua paraqesim më poshtë:

“Unë, Labinot Tahiri, nga qyteti më i ri i Kosovës, Ferizaj, ua shtroj një kerkesë dhe ju lus vëllazërisht si djalë i nënës shqiptare, të pajisem dhe të gëzoj pasaportën e shtetit shqiptar. Më thoni, si ta gëzoj këtë të drejtë? Ne konsiderohemi si kosovarë, por nuk dua që nëna ime të mos e shohë djalin e saj me emrin në pasaportën e Nanës Shqipëri, në të cilën të shkruhet e dëshmohet se jam shqiptar. Kushdo që më quan kosovar, gabim e ka, përdor term të gabuar! Me këtë kërkesë për pasaportë shqiptare, unë dua t’u tregoj të gjithë shqiptarëve se unë dhe ne jemi shqiptarë dhe si të tillë vdiqën prindërit e heronjtë për shtetin shqiptar e për trojet shqiptare. Politika është e imponuar në shumë raste, por nuk dua që emri im të mbetet i imponuar siç e kam sot, me kombësi kosovar, sepse unë nuk jam kosovar, por jam shqiptar. Kërkoj nga ju elitë e nderuar, klasë politike e institucionale që para se të bëhet liberalizimi i vizave e deri në brezin tim të fundit po të mbetej i gjallë, të gëzojmë pasaportën shqiptare; vetëm e vetëm që të shoh me dokumente se nëna ime lindi një shqiptar me emrin, Labinot Tahiri! Un– gëzoj vizë shengen, me afat deri më 2017, që do të thotë nuk e dua ta kem për ta shfrytëzuar udhëtimin pa vizë, por e dua që sa ta kem nanën në jetë, t’i them se kishe lindur një djalë me letra shqiptare. Videodëshmia për dashurinë ndaj shtetit shqiptar janë mbrëmjet e mia humanitare gjatë vërshimeve. Qofshin përherë një gjuhë, një komb e një flamur! Me respekt, Labinot Tahiri!

Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.