Çiljeta tradhton PD-në dhe shkon me LSI-në

Intervista - - JAVA VIP -

Çiljeta Xhilaga, ka qenë këngëtarja e preferuar e ishkryeministrit Sali Berisha, por duket se nuk do të jetë më. Këngëtarja ia ka kthyer shpinën Partisë Demokratike, që tashmë udhëhiqet nga Lulzim Basha dhe ka vendosur të performojë në një mbrëmje të organizuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës. Në këtë mbrëmje ka performuar edhe një tjetër këngëtare seksi, e cila ashtu si Çiljeta, më parë ka qenë “demokrate” dhe ajo është Xhensila Myrtezaj. Nuk e dimë ende pse Çiljeta nuk i ka qëndruar besnike partisë që ka mbështetur prej kohësh, ku kishte madje edhe një vend si anëtare e Këshillit Kombëtar. Ndoshta udhëheqja e kryetarit aktual të Partisë Demokratike nuk ia mbush mendjen Çiljetës, e cila duket tashmë ta ketë marrë vendimin e saj, duke kaluar me LSI-në.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.