Bekim Balaj: Unë, heroi me Serbinë!

Intervista - - SPORT -

Sulmuesi i Ko mbëtares i ka të qarta synimet e tij: Shqipërinë do ta çojë në Francë. Bekimi kërkon të bekojë ëndrrat e miliona shqiptarëve, ashtu siç bëri në Portugali, kur iu hapi rrugë sukseseve të ekipit tonë apo në Beograd, ku e mbrojti flamurin me trup, duke u kthyer kështu në hero të kohëve moderne. 24 vjeçari nga Shkodra është pjesë e ekipit të Rijekes në Kroaci ku shumë shpejt është kthyer në pikën kyçe të ekipit, me 9 rrjeta të shënuara. Jeta private e bjondit simpatik është po aq e përfolur sa golat e tij në fushën e blertë. Në një rrëfim unik për gazetën “Intervista” do të njiheni me një tjetër Bekim!

Eraldo Harlicaj: - Preferoni ta nisim bisedën me Kombëtaren apo me ekipin e Rijekës… duke parë edhe pozicionin tuaj në të dy ekipet?

Bekim Balaj: - Sigurisht që për Kombëtaren, pavarësisht se me Rijeken jam më protagonist dhe mund të flas më shumë për vete.

- E prisnit një fitore me Francën?

Të jem realist, e shikoja të vështirë për shumë arsye. Në radhë të parë, te cilësia e kundërshtarit, pasi Franca ka lojtarë të rangut botëror dhe individualisht, kanë një grup më cilësor se ne. Një arsye tjetër është se ne nuk mund të shfrytëzonim më faktorin “surprizë” ose një nënvlerësim nga kundërshtari duke qenë se edhe në ndeshjen e parë i kemi vënë në shumë vështirësi duke u marrë edhe barazimin. Më pas ishte edhe fakti se Franca vinte nga një humbje në shtëpi me 4 gola kundër Belgjikës dhe i duhej një kundërpërgjigje.

- Cili ishte çelësi i suksesit në këtë ndeshje?

Besoj se çelësi i suksesit tonë në gjithë këto eliminatore dhe jo vetëm në këtë ndeshje është forca e grupit. Harmonia dhe fry-

-

-

ma pozitive janë elemente kyçe të punës sonë dhe kjo është një meritë absolute e De Biazit, një trajner dhe një person i madh. Për të kaluar konkretisht te ndeshja me Francën, si qershia mbi tortë ishte pa dyshim perla e Gysit ( Kaçes). Një gol model.

- Kemi përpara një sfidë akoma më të vështirë, vendimin e KAS- it. Si e pritni rezultatin?

Unë jam një ndër personat që e pres me shumë interes këtë vendim pasi e kam provuar dhunën në kurrizin tim. Nuk mund t’i harroj ato momente dhe pjesën e goditjes me karrige në kokë brenda fushës. Besoj dhe shpresoj shumë që drejtësia të vihet në vend pasi edhe shtyrja e vendimit për dy herë radhazi nuk më bind shumë…

- Po thoni se do të vendoset përsëri me të njëjtin standard si ai i UEFAs?

-

-

Shpresoj që jo… Me renditjen që ka, Serbisë nuk do t’i hyjnë shumë në punë ato 3 pikë prandaj edhe shpresa më është rritur. Unë e arsyetoj shtyrjen e vendimit si një mundësi për të mos ndikuar në eliminatore, pasi nëse do të flisnim se kujt i takojnë, atëherë çështja nuk duhej të kishte arritur fare në KAS.

- Në tetor luajmë kundër Danimarkës dhe Serbisë. Si i prisni këto ndeshje?

Ne

-

s’kemi më ndeshje, kemi vetëm beteja, pasi çdo 90 minutësh për ne është si një luftë që duhet fituar. Kemi për të përmbushur një qëllim dhe të mos harrojmë se kemi bërë vetëm gjysmën e rrugës, kemi edhe gjysmën tjetër, atë më të vështirën. Në tetor luhen fatet e këtyre eliminatoreve. Kemi dy sfida shumë delikate përballë kundërshtarëve shumë të fortë me Danimarkën, që është edhe kundërshtari ynë direkt dhe një ndeshje me Serbinë, që luhet për gjithçka. Kam besim se duke ruajtur këtë formë dhe këtë frymë në ekip, mund t’ia dalim.

- Në aspektin personal që nga ndeshja me Portugalinë, kur ishit heroi i ndeshjes, nuk keni pasur shumë minuta në dispozicion…

E vërtetë është që nga ndeshja me Portugalinë nuk ka pasur shumë minuta për mua, por kjo nuk më demoralizon aspak, madje më jep shtysë që të punoj më fort. Në momentin që trajneri më jep shansin për të luajtur, unë jap maksimumin tim, gjithmonë për Kombëtaren. E rëndësishme është të bëj më të mirën atëherë kur lind nevoja për mua. Natyrisht, çdo njeri kërkon që të luajë, por në Kombëtare, më me rëndësi është rezultati i ekipit.

- “Në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera ku kam trajnuar, futbollistët

-

edhe pse qëndrojnë në stol, nuk ndjejnë zili për shokun, por vetëm e mbështetin”. Kjo është një ndër frazat që De Biazi nënvizoi gjatë një interviste. Sa e vërtetë është kjo?

Është shumë e vërtetë; trajneri na e ka shprehur edhe në dhomat e zhveshjes dhe na ka kërkuar me ngulm që të mos e ndryshojmë këtë mentalitet. Kjo tregon edhe frymën e mirë të ekipit pasi ne kemi në dorë ëndrrën e të gjithë shqiptarëve dhe duam ta përmbushim atë. Personalisht, nuk e kam problem nëse luaj unë, Cikalleshi, Sadiku apo Salihi, mjafton që të marrim rezultat pozitiv dhe gëzoj për golin e tyre, njësoj sikur të kisha

-

shënuar vetë.

- A do ta dëshironit në Shkodër, ndeshjen me Serbinë?

- Nga ndeshjet e Kombëtares në Shkodër kemi kujtime të bukura. I mbaj mend ato ndeshje si tifoz në shkallët e stadiumit. Shkodra jeton me futbollin dhe një gjë është e sigurtë, se mbështetja për Kombëtaren do të ishte e zjarrtë. Shpresoj që të luhet në “Loro Boriçi” dhe të na sjellë fat në atë ndeshje Shkodër locja, pse jo, të fitojmë edhe me një gol timin.

- Për të kaluar te Rijeka... Si ishte ky sezon i parë për ju?

Te Rijeka jam përshtatur mjaft mirë dhe kam bërë një sezon pozitiv. Kam arritur të gjej 9 herë rrugën

-

e rrjetës duke qenë protagonist për ekipin. Jam i kënaqur me formën time.

- Jemi në merkaton e verës. A mund të ketë ndonjë surprizë nga Balaj?

-

Jo, s’e besoj. Pavarësisht se në futboll asnjëherë nuk i dihet, nuk e kam në plan. Jam ambientuar mirë këtu, ndjej dashurinë e klubit dhe të tifozëve gjithashtu. Vitin tjetër do të luajmë në Europa League çka është diçka shumë pozitive. Shpresoj të bëj një sezon akoma më pozitiv dhe të hedh një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën time, në një ekip më me emër.

- Odise Roshi është bashkuar me Rijekën. A keni pasur dorë ju në këtë transfertë?

Më bëhet shumë qejfi që tashmë do të jemi dy shqiptarë në ekip. I kam folur Roshit për Rijekën dhe mund të them se i kam dhënë një dorë këtij transferimi.

- A e ndiqni Kampionatin Shqiptar?

Nuk e ndjek rregullisht. Mundohem të shoh ndeshjet e Vllaznisë, ekipit tim të zemrës, por më vjen keq për gjendjen që po kalon; nuk e meriton të jetë në atë gjendje. Në anën tjetër, më vjen mirë që po shoh një progress dhe një rritje të nivelit në Shqipëri. Skëndërbeu po bën vërtet mirë. Uroj më të mirën për të gjithë.

-

-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.