Bekimi dhe thashethemet

Intervista - - SPORT -

- A është e vërtetë që ju keni filluar të luani si portier?

-

Po, është shumë e vërtetë. Në fillim kam luajtur si portier ngaqë isha më shtatlarti. Më pas trajneri më provoi në sulm, ku spikata me lojën time dhe nuk u ktheva më në mbrojtje.

- Bekim, na e shuani kureshtjen, çfarë i thatë Pepes pas festimit të golit me Portugalinë? Shumë është folur për atë bisedë…

(Qesh) Në fillim të ndeshjes, gjatë bisedës që bëra me të, i thashë që do të shënoja. “Jo”, më tha. Pas golit ia vura në dukje dhe më përgëzoi për golin e bukur që realizova. Një person shumë i thjeshtë dhe i respektueshëm Pepe.

- Çfarë rezervojnë këto

-

pushime dhe ku do të pushoni?

Kohë për të kaluar me familjen, qetësi, plazh dhe relaks. Kam pushuar ca ditë në Budva, më pas nuk e di se ku do t’i kaloj. Në Velipojë besoj ca ditë dhe ndoshta do të udhëtoj jashtë Shqipërisë.

- Vetëm për familjen janë të rezervuara këto pushime?

Jo, edhe për shoqërinë. ( Qesh) - Siç ishte rasti i Viola Spiros? - Pikërisht, një shoqe shumë e mirë… - Vetëm shoqe? - Po. - Fjalët nuk kanë munguar as për një marrëdhënie me Einxhel Shkirën. A ka diçka të vërtetë? - Në Shqipëri, fjalët nuk mungojnë kurrë… - Po në Shqipëri thonë edhe “ku ka zë s’është pa gjë”, pasi edhe pushimet duket se ju përkojnë, qoftë në Xhamajkë apo tani së fundmi në Budva...

- Epo… Besoj se do të kualifikohemi në Euro 2016. (Qesh)

-

-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.