Duhet ta humbasësh virgjërinë?

Intervista - - INTIMITET -

Humbja e virgjërisë është një etapë e rëndësishme në jetën e një vajze. Përveç eksitimit të kuptueshëm, humbja e saj shoqërohet shpesh me frikë. Por, cila është mosha ideale e humbjes së saj, pra, e raportit të parë seksual, 15, 18, apo 20 vjeçe? Ja, disa këshilla të vogla për të kuptuar se cili është momenti i duhur. gjërat ndodhin atëherë kur duhet të ndodhin. Ka gjithashtu vajza që zgjedhin një burrë me ekperiencë, që u pëlqen, por me të cilin nuk janë të dashuruara. Ato duan të heqin qafe diçka që e konsiderojnë si një barrë të rëndë, me qëllim që të përparojnë në jetën e tyre seksuale. Nëse ato janë të sigurta për ta pranuar zgjedhjen e tyre, pra, të jenë ndryshe nga të tjerat, atëherë, pse jo? Në të dyja rastet, më e rëndësishme është të ndjeheni gati dhe të mos e dramatizoni situatën: hera e parë nuk është kurrë sensacionale, por ajo u hap rrugë të tjerave, që janë më të këndshme!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.