Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Të dua o jetë

Të dua o jetë mizore! Dhe ty o dashuri e rreme. Sjelljet, si e lënduar dashnore, Kurthet e kohës ekstreme. Shkretëtirat e thata, të largëta, Ku kërma ndër vite është thekur, Burimet e pakta, ujëpastra Të pi llahtarshëm buzëetur. Rivierat e pamjet panoramike, Baticat kur vetëm mbeti bregu. Terri që mbolle në ikje, Pritja që s’u lodh te hendeku. Shoshja në vrimat e sitës, Akrobacitë në tehun e thikës së mprehtë. Çlodhja në maja e zënë e britmës Thërritja: të dua o jetë!

Pa ty kjo jetë më duket boshe

Pse e kërrusur shpina jote, Sikur ka një mal me hidhërim, Mos është dhimbje a mëkat, Që ke harruar ti dashurinë?! Kam nevojë për frymën tënde, për gjymtyrët, mishin e synë, Me lëkurën e trupave tanë, Të mbështjellim dashurinë... Kam frikë të them të dua, Se larg teje shumë po vuaj, Zemrën ma ke përvëluar, Vallë do ketë mjek për mua? Ndonëse larg, jemi të dy, Të rrahurat e zemrës t’i ndjej, Dhe fryma jote më ledhaton, Në gjoksin e ëmbël më vjen. Trupi më dridhet, gjakun më zien, Hajde i dashur, hajde Ti, Mallin për ty s’po e shuaj dot, Largësia më vret në vetmi... Kjo botë më tej më duket boshe, S’dua të jetoj pa dashurinë tonë. Netët pa ty më duken humnerë, Pritja e gjatë, më shkatërron.

Mimoza Berisha Dora jote, flokët m’i përkëdhelte, E me to luaje sikur ishe fëmijë Me krahët e tua më pushtoje, Me afshe malli dhe dashuri...

Luljeta Gjosha Pashollari

Kur dy ngjyrat shkrihen bashkë

Trëndafili më habiti dy ngjyra shartuar derdhur një vilar i kuq dy petale, dashuruar. Trëndafili kokën ngriti heshtur çelur, nuk ka gojë shkrihen ngjyrat si dy trupa pikturuar si me bojë. Bëj ta këpus po rri menduar një gjemb dorën seç më shpoi’ lërmë, më tha, petal i bardhë që të kuqen të dashuroj.

Ideologji pa fund

Sa e thjeshtë është për të vdekur Për të vdekur, sa e thjeshtë Gjersa s’mund të bëhesh hekur ...i pavdekshëm s’mund të jesh. Sa e thjeshtë është të harrohesh Nga gjithçka që të rrethon Gjithmonë fundit i afrohesh ...fundi, fundin s’e tregon. Sa vështirë për të jetuar Për t’jetuar, sa vështirë Të jesh gjallë je i dënuar ...thua mbas vdekjes je i lirë?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.