PYesni

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një problem të cilin dua ta ndaj me ju. Kam kuptuar që kunata ime, pra nusja e vëllait, e tradhton tim vëlla. Ata janë të martuar prej vitesh, kanë edhe një bebush të vogël. Vëllai im është shumë i lidhur pas saj, prandaj ngurroj t’ia them. E shikoja prej kohësh që nusja komunikonte fshehurazi në Watsap me dikë. Një ditë e zura mat dhe i thashë që “do t’i tregoj vëllait” e çfarë nuk i thashë, por e mohoi dhe më tha “është shoqe”. Më bëri edhe për budallaqe. Nuk di si të veproj... Po t’ia them vëllait, kam frikë se do bëhet nami në shtëpi dhe ai do të bjerë në depresion. Nga ana tjetër, të rri në heshtje dhe ajo të vazhdojë lojërat e saj, më duket çmenduri. Ju, si do të vepronit në këtë rast?

- Kjo histori më ka ndodhur edhe mua. Po ashtu, edhe vëllai im e donte nusen e tij. M’u desh punë e madhe derisa unë u binda dhe mblodha fakte, me foto dhe sms e tyre. Pastaj mora vendimin duke i thënë vëllait se “nuk është keq të kontrollosh nusen”, “më ka rënë në sy për keq”... Ai u mërzit me mua, por i thashë se, “sado që të mërzitesh me mua, nuk do të të gjejë gjë e keqe, ama nëse është e vërtetë ajo që them unë, atëherë duhet të mendosh që është gjë e keqe. Nëse dëshiron unë do të të ndihmoj derisa ta zbulosh dhe ti të bindesh”. Në fakt ashtu bëra, unë e dija se kur ajo i hipte makines dhe ikte me të dashurin. Sot vëllai më thotë “faleminderit motër”. Linda.

- Për mua duhet t’ia thuash vëllait tënd më mirë, le ta marrë vesh nga ty që je motra e tij se dhe unë të njëjtën histori kam. Davide Korleone.

- T’i thuash vëllait është tragjike se burrat janë gjaknxehtë, por unë kam mendimin ruaje ti, kape mat dhe inçizoje që të kesh fakte para vëllait. Nesër nuk dihet se çfarë ndodh e të mos jesh ti shkaktarja. Do të thotë “ti na e bëre”. Mendoje dhe studioje vetë këtë shqetësim që ke. Si nuk mendojnë këto femra sot që prishin familjen për hiçmosgjë?! Raimonda Jaupi.

- Është shumë e hidhur të shikosh nusen e vëllait që shkon me të tjerë, po ti i thuaj vëllait me terezi që ai ta kapë vetë se dhe kështu nuk shtyhet. Arjola Hasanaj.

- S’do të thotë që komunikon në VVhatsup dhe është mashkull, mbase është vërtet shoqe. Nga ana tjetër, ka mënyra të gjesh a e tradhton apo jo vëllain tënd. Mbase je edhe ti gabim, domethënë, mos ke kuptuar gabim pra. Prapë mundohu para se të flasësh me vëllain tënd, sigurohu që është e vërtetë se ndryshe do hysh në gjynah nëse nuk ekziston tradhtia. Silvana.

- Po mbaron fushata, tani e gjete të flasësh?! Angelino Prenga.

- Pa fakte mos ia thuaj për arsye se nuk do të të besojë dhe do dalesh ti e keqe. Ti më mirë merri telefonin dhe do gjesh ndonjë gjë aty, përndryshe mirë po të besoi, por po s’të besoi, do zihesh edhe me vëllain dhe ajo do bëjë qejfin e saj. Enkeleda Dauti.

- Ti, nëse je e sigurt mund t’ia thuash, më shumë se ti, kush e do? Pastaj, edhe ai nëse është i zgjuar ta zbulojë, ka shumë mënyra. Kështu mendoj unë. Angel Mimi.

- Mundohu të kesh fakte me video dhe inçizim që ta vërtetosh se përndryshe vëllai yt mund të të flakë ty, nga dashuria që ka për të. Vëllai, edhe nëse e pranon gruan e tij ashtu si është lavire, lëre ta pranojë, por ty nuk do të të akuzojë e as nuk do të të urrejë. Dritan Komunaku.

- Kam mendimin që tani nuk duhet t’ia thuash sepse ajo do ta mohojë, por duhet ta ndjekësh sepse ajo nuk heq dorë kollaj dhe ti duhet ta fotografosh që të kesh fakte dhe pastaj t’i thuash vëllait. Kostas Viska.

- Kjo që thua është çështja jote, jo e kunatës. Po të pëlqen vazhdon, po ke filluar të mërzitesh, lule ka plot. Bajo Caparo.

- Në qoftë se vëllai është shumë i lidhur pas saj, nuk do të të besojë ty, madje ajo do ta kthejë kundra vëllain. Ruaje veten, kape me fakte dhe i thuaj “o hiq dorë, o i thashë vëllait”. Nëse nuk heq dorë, tregoji vëllait pastaj. Evita Daku.

- Thuaja troç që nusja jote flet me tjetër dhe e di ai pastaj. Davide Korleone.

- Shiko punën tënde moj goce, në qoftë se të ankohet vëllai mundohu ta ndihmosh, ndryshe të bësh thashetheme kot, se e ke parë duke folë në VVhatsap, mua s’më thotë shumë. Gjithsesi, bëj si të duket më mirë ty. Bardhi Gega.

- Sipas meje, është më mirë të flasësh me kunatën me qetësi e durim. Mos prish familjen e vëllait. Mirko Miko.

- Po ti kunatës i mban pishtarin se me ke flet në Vvhatsapp? Jalla, moj korbë, ik e lëre nusen rehat. Do të prishesh familje pse ke ti dyshime?! Agaj Linda.

- Mos i thuaj, mendo si të ishe vetë. Edhe ajo ka një arsye. Xheni Kuklla.

- Po ç’të duhet ty t’i thuash vëllait moj? Po të jetë i zoti ta kapë vetë gruan, mos u bëj ti shkaktare se gjynah, kanë beb të vogël. Paola.

- Dëgjo, janë ca gjëra që nuk na përkasin se nuk dimë nëse janë të sigurta, po mendimi im është kur ato gjëra nuk na bëjnë keq, ne të gjithë të jetojmë jetën si të duam. Elida Skura.

- Që je në dilemë kuptohet, pa fakte mos bëj veprime, ndoshta të bie telefoni i saj në dorë, gjithsesi. Era.

- Sa xheloze do jesh ti Melisa, një Zot e di! Edson Eddy.

- Me një njeri si ajo nuk pret gjëra të mira, duhet t’ia thuash se s’bën vëllait, sepse nesër ajo mund të bëjë ndonjë gjë më të rëndë që mund të jetë shkatërruese për vëllain. Duhet të gjesh një mënyrë sa më të shpejtë për t’ia thënë. Nashi Braka.

- Se mos të paska marrë të dashurin ty, moj buqe bubuqe. VVolf Tori.

- Lërja vëllait nusen, po deshi ta ruajë vetë. Mexhide.

- Edhe po ia the, nuk të beson. Lëre se koha do ta nxjerrë në shesh një ditë, më beso se e kam kaluar vetë një situatë të tillë. Shumë shpejt, gjithçka doli në shesh. Orkidea Ferhati.

- Në radhë të parë nuses i pastë hije zanati se dua të them nuk kalohet jeta familjare me dashnor. Sado të shkojë kjo dashuri e fshehur një ditë do dalë në shesh dhe pastaj do jetë më keq kur të shkatërrohet familja prej dashnorit. Kështu kanë ikë shumë familje për lesh, i themi ne nga zona jonë. Andreas Bakas.

- Unë po të isha në vendin tënd nuk do t’i thoja as vëllait, as asaj, asgjë. Ata paskan edhe një fëmijë, ta kenë me jetë. Të vjen shumë keq, por më mirë vëllai të arrijë ta kuptojë vetë. Është e tmerrshme të prishësh familjen kur është edhe një fëmijë në mes, do të bëhesh pishman për tërë jetën. Lëre të rrjedhë vetë ngjarja. Unë këtë mendim kam. Lina Maku.

- Sa në hall qenke moj! Po çfarë janë këto gra edhe me burrë, edhe me dashnor, ka ardhur fundi. Melisa Meli.

- Epo sot ka nevojë femra për më shumë seks dhe si mos t’ia bësh qejfin?! Fabion Mema.

- Regjistroje me celular herë tjetër për të patur fakte, pastaj thuaja vëllait. Alisha Asani.

- Kësaj buqe hidhi vaj të ngrohtë në vesh. Genti Mateus.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.