A janë të vlefshme këto leje që kemi për Greqi?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje! Jam emigrante në Greqi dhe familjarisht, kemi “aoristo adeia paramonis”. A janë të vlefshme këto leje apo duhet të nxjerrim të tjera? Sa duhet të paguajmë përsëri për secilin? Po me lejen aktuale, a mund të shkojmë dhe të kthehemi nga Greqia-Shqipëri-Greqi? Faleminderit.

Fatos Malaj: - “Aoristo adeia paramopnis” është leje leje pa afat, pra, që nuk do rinovuar asnjëherë, është e vlefshme përgjithnjë. Ajo do rinovuar vetëm nëse personit që e ka atë, i skadon pasaporta. Nëse ndodh kështu, ai dorëzon lejen Aoristo dhe merr lejen dhjetë vjeçare pa asnjë pagesë. Duhet patur kujdes se në qoftë se jeton në Shqipëri e ke bërë dy vjet pa u futur ne Greqi, “digjet” leja Aoristo. Po kështu edhe në qoftë se mungon mbi gjashtë muaj në Greqi, leja Aoristo nuk rinovohet më për dhjetë ose për pesë, por për tre vjet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.