A përfitoj pagesë sociale në Itali?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një emigrant i datëlindjes 05.06.1949, me banim prej 15 vitesh në Milano. Unë kam një pension të pjesshëm në Shqipëri prej 11.500 lekësh. Edhe gruaja ka një pension të pjesshëm në Shqipëri prej 10.500 lekë. Këtu në Itali, kemi bërë ndonjë punë të vogël, por pa kontribute për sigurimet shoqërore. Desha të di, a kemi ndonjë përfitim si ndihmë sociale dhe sa mund të përfitoj?

- I nderuar letërshkrues, duke patur parasysh moshën tuaj, mbasi të keni plotësuar moshën 65 vite e 3 muaj, që është data 05.09.2015, keni mundësinë të aplikoni për Pagesë Sociale (assegno sociale). Pagesa sociale është një përfitim ekonomik që jepet sipas aplikimit në favor të qytetarëve në gjendje ekonomike jo të favorshme me të ardhura jo më të mëdha se kufiri i përcaktuar vjetor nga ligji. Kjo pagesë ka zëvendësuar Pensionin Social. E drejta për këtë përfitim përcaktohet në bazë të të ardhurave personale për qytetarët e pamartuar, në bazë të të ardhurave totale dhe me atë të bashkëshortit, për qytetarët e martuar. Pagesa sociale jepet me karakter të përkohshëm dhe verifikimi i të ardhurave dhe banimi vërtetohen çdo vit. Nuk shërben për familjarët mbas humbjes së jetës të mbajtësit dhe nuk jepet jashtë vendit. Qëndrimi jashtë shtetit i titullarit mbajtës të kësaj pagese me një kohëzgjatje më shumë se 30 ditësh, sjell pezullimin e pagesës. Duhet patur parasysh se një vit pas pezullimit, përfitimi anullohet. Për të përfituar Pagesën, është e domosdoshme të plotësohen këto kërkesa për vitin 2015: - mosha 65 vite e 3 muaj - statusi në nevojë ekonomike - shtetësia italiane - për qytetarët e huaj anëtarë të BE, të jenë regjistruar në komunën e zonës së banimit.

- për qytetarët ekstrakomunitarë të pajisur me leje qëndrimi në BE për qëndrim për një kohë të gjatë (ish-karta e qëndrimit)

- banim efektiv të qëndrueshëm që të ketë vazhduar 10 vite në territorin shtetëror italian.

- Shuma maksimale e pagesës është e barabartë më 448.52 euro në muaj për 13 muaj dhe për vitin 2015, kufiri i të ardhurave është baraz me 5830.76 euro në muaj. Kanë të drejtë për këtë pagesë në masë të plotë; personat e pamartuar që nuk kanë asnjë të ardhur, personat e martuar që kanë të ardhura familjare më të vogla se shuma vjetore e kësaj pagese. Kanë të drejtë për këtë pagesë në masë të reduktuar personat e pamartuar që kanë një të ardhur më të vogël se shuma vjetore e kësaj pagese, personat e martuar që kanë të ardhura familjare më të vogla se dyfishi i shumës vjetore e kësaj pagese. Në rastin tuaj, të ardhurat që dispononi, janë shumë më të vogla se ato të përcaktuara për përfitimin e Pagesës Sociale, kështu që mund të aplikoni. Aplikimi mund të bëhet vetëm në mënyrë elektronike si më poshtë: vveb – duke aplikuar shërbimin telematik të arritshëm direkt nga qytetarët nëpërmjet PIN dhe portalit të INPS, vvvvvv.inps.it; telefonit, duke telefonuar në numrin 803164 në rrjetin fiks falas, ose numrit 06164164 duke paguar sipas tarifave telefonike. Nëpërmjet patronateve, si ndërmjetës të INPS – duke përdorur shërbimin telematik të ofruar nga këto institucione. Por duhet te keni parasysh, se shuma e përcaktuar më lart do të reduktohet për të ardhurat që përfitoni nga pensionet, apo nga ndonjë e ardhur prone që mund të keni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.