Pse më ngrihet tensioni?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje! Jam 65 vjeçe, kam vite që vuaj nga tensioni i lartë dhe përdorja atenolol dhe enap. Para 6 muajsh, çdo mbrëmje më ngrihej tensioni 20-22 dhe shkoja në urgjencë që ma ulnin. Ndryshova ilaçet, duke përdorur ilaçe italiane dhe gjermane (landestartan 16 mg. 2 herë ½ kokërr dhe në mes të ditës ora 17, Lerkanil 10 mg dhe atenolol 2 x ½ në ditë). Kam qenë mirë, por kam një javë që përsëri mbas orës 18.00 më ngrihet tensioni 18-20. Kam edhe diçka për të cilën asnjë mjek s’më jep përgjigje. Gjithë paraditen deri nga ora 1213, tensionin e kam 9 me 5 ose 10 me 6, kështu që ilaçet filloj t’i pi pas orës 13.00. Ju lutem, më ktheni një përgjigje të qartë. Me respekt, Vali Katomeri.

Dr. Agron Islamaj, neurolog: Sipas të dhënave tuaja, natyrisht jo të plota, mendoj se mosveprimi i barnave në mjekimin e tensionit arterial të lartë (HTA), nuk lidhet vetëm me llojin, apo cilësinë e atyre (pra, të preparateve) që ju përdorni, por edhe me shumë shkaqe të tjera. Si të tilla, mund të përmendim: - Gjendjen emocionale. - Kushtet atmosferike. - Prania e ndonjë sëmundjeje shoqëruese (si

-

për shembull ato reumatizmale) dhe mjekimi i saj, gjë që ndikon edhe në rritjen e TA-së etj. Në këto kushte, për zbulimin e shkaqeve të mësipërme, ose faktorëve të tjerë, duhet të konsultoheni së pari me mjekun tuaj kardiolog, i cili do të zbulojë shkakun dhe sipas rastit, ose do të bëjë ndryshimin e mjekimit, ose në konsultim me mjekët e tjerë specialistë ( sipas shkaqeve), do t’ju japë mjekimin shtesë, ose do të heqë dhe do të japë mjekimin e përshtatshëm për mjekimin e HTA, duke e kthyer atë në vlerat normale. Së fundi, ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.