Është i dëmshëm seksi anal?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktor Evi kam një pyetje pak delikate dhe më vjen pak zor, por kam nevojë për një informacion. Bëj marrëdhënie seksuale me të dashurën, por tani kemi filluar të bëjmë seks anal, se ramë në monotoni. A është e dëmshme?

Dr. Evi Dani, seksologandrolog: - Seksi anal dhe seksi oral janë mënyra të të bërit seks që kanë filluar të praktikohen shumë kohët e fundit. Në radhë të parë, mund të them se është një procedurë që bëhet gjithmonë me marrëveshjen e çiftit, është një intimitet mbi intimitetin. Për disa persona është e pëlqyeshme, por për disa të tjerë krijon neveri dhe ndoshta, frenim të aktivitetit seksual. Te ju ndoshta ndikon edhe media, nëpërmjet pornografisë vizive e revistave, që jua shtojnë kuriozitetin për të bërë seks anal. Në disa shtete të SHBA-së, ky lloj seksi ka qenë i ndaluar deri në vitin 1988. Përveç kësaj, ka qenë i dënueshëm me gjobë apo me vite burg nëse një person bënte seks anal apo oral me partneren e tij dhe kjo gjë vërtetohej.

- Mbas këtyre viteve, në gjithë botën tashmë kjo është një formë që nuk mund të themi se është e dënueshme, por është pjesë e zgjedhjes së vetë çiftit. Sigurisht, mundësitë për të marrë infeksion kur bën seks anal, janë shumë më të mëdha sesa kur bën seks normal vaginal. Në këtë rast, çifti duhet të jetë jashtëzakonisht rigoroz në higjienën e tij. Duhen përdorur pomada zbutëse dhe lubrifikuese. Në asnjë mënyrë nuk duhet që mbas seksit anal, të bëni seks vaginal. Ky do të ishte vërtet një gabim shumë i madh. Infeksionet do të ishin me të vërtetë problematike për femrat dhe ndonjëherë, të vështira për t’u mjekuar. Përveç kësaj, ato zgjasin shumë në kohë. Duhet të bëni shumë kujdes dhe të ndiqni me kujdes këshillat që ju dhashë më sipër. Mendoj se ka rrugë të tjera të reja më të shëndetshme për të krijuar forma kënaqësie, sesa kjo që keni zgjedhur ju.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.