Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

- Beni, sa ke ndryshuar! Ishe i gjatë, kurse tani je i shkurtër... ishe shumë i dobët e shiko sa je shëndoshur tani...

- Po unë jam Mario e jo Beni.

- Uau, edhe emrin e paske ndryshuar!

Dy baballarë, krenohen me aftësitë e fëmijëve të tyre.

- Djali im është vetëm dy vjeç dhe arrin të ngrejë një çekiç!

- Eh... kjo s’është asgjë para asaj që bën djali im. Është vetëm një vjeç dhe çdo natë, qan aq shumë sa ngre të gjithë familjen!

Dy vajza të vogla bisedojnë me njëra-tjetrën:

- Mira, a e thua ti lutjen para se të ulesh për të ngrënë?

- Jo, jo, nuk është nevoja, se mami im gatuan mirë...

Një burrë vjen në biletari dhe kërkon dy bileta. Sportelisti i thotë të presë në radhë, ndërkohë që aty nuk është askush. Pas pesë minutash burri vjen përsëri dhe përsëri kërkon dy bileta, kurse sportelisti i kërkon sërish të mbajë radhën. Atëhere, i inatosur, burri e qëllon me grusht. I shastisur, sportelisti bërtet: - Kush më qëlloi? - E nga ta shihja unë? - i përgjigjet burri. - Këtu është plot me njerëz!

Disa banditë futen në një shkollë dhe marrin peng të gjithë profesorët. Atëhere kërcënojnë nxënësit:

- Për çdo hap që mund të bëni, një nga profesorët do të vdesë!

Dhe kështu... lindi samba!

Një zyrtar në zyrat e hekurudhave, pyet kolegun e tij:

- Është e vërtetë se shefi hoqi nga puna një kolegun tonë vetëm sepse hyri brenda pa trokitur? - Po, po, e vërtetë është! - Uau! Po ky dënim është shumë i rëndë...

- Jo, nuk është, po të marrësh parasysh se ai hyri brenda bashkë me lokomomivën...

Një klient shkon te dentisti dhe e pyet: - Hera e parë është falas? - Po. - Po hera e dytë? - Ah, këtë s’e di, se për së dyti nuk kthehet askush...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.