Me kë shenjë kineze shkoni më shumë?

Intervista - - HOROSKOPI -

Astrologjia kineze zbulon shumë karakteristika të personalitetit tonë. Sipas shenjës, ne mund të kemi pak ose shumë afërsi me shenjat e tjera. Me cilat shenja kineze merreni vesh me shumë? Me cilat mund të keni marrëdhënie më intime? Cilat shenja duhet të evitoni? Lexoni më poshtë për ta mësuar...

Lepuri-Lepuri

«Lumturia nuk blihet me para» është një shprehje që nuk përdoret në rastin e çiftit të krijuar mes dy të lindurve në shenjën e Lepurit. Në fakt, që lidhja e tyre të funksionojë, nuk duhet të ketë në asnjë mënyrë probleme materiale. Për Lepurin, paraja qëndron në vend të parë, edhe para dashurisë. Një tjetër kusht që lidhja të zgjasë është që ata të mos kenë fëmijë. Lepujt nuk kanë kohë t’ua dedikojnë pasardhësve të tyre dhe mendojnë vetëm për para. Kujdes, duhet patjetër që të dy Lepujt të kenë një situatë të mirë financiare, përndryshe i pret ndarja. Lepuri ka një ego shumë të theksuar dhe nuk duron të dominohet nga tjetri. Nëse një Lepur ka një Ferrari, edhe tjetri do medoemos të ketë një të tillë dhe kjo gjë aplikohet edhe në detajet më të vogla të jetës në çift. E kuptuat pra se një lidhje mes dy Lepujve duhet të kapërcejë shumë pengesa që të mbijetojë.

Lepuri-Dragoi

Lidhja mes një Lepuri dhe një Dragoi nuk ka shumë shanse të ketë sukses, por nëse njëri prej tyre dominon tjetrin, gjendja do të qetësohet. Lepuri dhe Dragoi pra mund të jetojnë në harmoni nëse njëri arrin ta nënshtrojë tjetrin. Dominuesi shpesh është burri, qoftë ai i shenjës së Lepurit, apo Dragoit. Dragoit i duket se Lepuri ka plot cilësi të mira. Finesa dhe kultura e tij bëjnë që Dragoi ta dojë edhe më shumë, bile ai ia mburr këto cilësi edhe para familjes e miqve dhe Lepuri është mirënjohës për këtë. Ciladoqoftë shenja e burrit, i takon atij të dominojë në çift. Megjithatë, është Dragoi ai që ka në dorë çelësin e suksesit të çiftit. Nëse ai arrin të mbyllë syrë para prapësive të Lepurit, mund të jetojë me të një histori të bukur dashurie.

Lepuri-Gjarpri

Lidhja mes një Lepuri dhe një Gjarpri është një ëndërr për Lepurin, por Gjarpri nuk është shumë i kënaqur me këtë. Në fakt, Gjarpri vështirë të kënaqet me një partner të vetëm, aq më shumë kur ky është një Lepur. Por, partneri i shenjës së Lepurit nuk do kurrsesi një çift të bazuar te tradhtia, që është për të defekti më i keq që mund të ketë tjetri. Lepuri nuk do të pranojë kurrë të bëjë lëshime në këtë subjekt, megjithëse Gjarpri e josh dhe i pëlqen. Megjithatë, nuk është i gjithë faji i Gjarprit; Lepuri i shpreh shumë pak ndjenjat e tij të ndrydhura në këtë lidhje, së cilës i mungon pasioni. Për t’ia dalë mbanë të jetojnë së bashku, Gjarpri duhet të jetë i shkathët dhe të arrijë të fshehë tradhtitë e tij. Nëse përmbushet ky kusht, Lepuri dhe Gjarpri do të jetojnë një jetë të lumtur. Por kujdes, sapo të marrë vesh tradhtinë e Gjarprit, Lepuri është i aftë ta lërë partnerin e tij pa e kthyer kokën pas.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.