Anjeza Branka:

Mendoni se nuk e meritoj suksesin?

Intervista - - FAQE 1 -

Fabjola Kuburi: - Anjeza, do ikim “Da da da”?

Anjeza Branka: - Ikim, pse të mos ikim?! Verë është! (Buzëqesh)

- Çfarë ju lidhi kaq fort ty dhe Ed Sokolin sa për të realizuar klipin “Da, da dashnia”?

- Unë dhe Ed Sokoli jemi kolegë, miq shumë të mirë. Kemi familjaritet dhe nga kjo shoqëri lindi edhe dëshira që të realizonim këngën “Da, da Dashnia” e cila ka arritur të

hyjë në zemrat e publikut shumë shpejt.

- Pse ky titull?

- Epo, ku ka më bukur se “Da, da dashnia”? (Fillon të këndojë këngën)

- A nuk janë bërë pak si shumë këngë për dashurinë?

- Oh, këngë për dashurinë janë bërë me mijëri dhe do bëhen derisa frymë mbi tokë të ketë. Për dashurinë, asnjëherë nuk është shumë.

- Pse ka kaq sukses

Anjeza Branka?

- Ti je xheloze për suksesin tim tani? (Qesh) Shiko, njeriu në jetë përpiqet gjithmonë që të arrijë sukses në atë që di të bëjë më mirë dhe nëse i kushtohesh, sigurisht që do kesh sukses. Anjeza ka vite që punon me mish e me shpirt për muzikën. Mendoni se nuk e meritoj suksesin? Unë jam e bindur që mendoni se meritoj më shumë se shumë.

- Ka ecur më mirë “Nizma” apo “Da, da, dashnia”?

- Nuk dalloj dot asnjë nga këngët e mia. “Nizma” bëri bum dhe e dija që do bënte. Ajo kërcehet e këndohet nga të gjithë, “Da da dashnia” po ashtu. Jam shumë, shumë e kënaqur nga pritja që i ka bërë publiku. Unë e kam thënë dhe e them përsëri, kam një publik që e dua shumë dhe për aq kohë sa kam publikun, kam gjithçka që më duhet në karrierë.

- A e ka mirëpritur publiku këtë tendencën e re të të kënduarit në gjuhën e përditshme?

- Nuk është e folur në gjuhën e përditshme tamam, por është një tendencë që është më afër publikut, me fjalë të gjetura, pak me humor pak me dashuri, gërshetohen e pëlqehen. Kaq!

- Çfarë ndez Anjeza Branka?

domos- Gjithçka skenën përrethe ndez, saj,i si- vë flakën.

- Kush e ndez Anjezën?

- Gjithçka e flaktë. (Qesh)

- Dashuria është bërë për t’u lumturuar apo për të lumturuar?

- Ah, edhe për të lumturuar edhe për t’u lumturuar. Reciproke pra, se ndryshe, ç’u pa?! (Qesh)

- Me këto këngë që ke publikuar, do ndalosh për këtë verë apo do ketë akoma të tjera?

- Jo, si do ndaloj me këto këngë?! Për mua, me këto dy klipe, vera sapo ka nisur. Kam në dorë edhe dy të tjerë që shumë shpejt do jenë pjesë e valixhes sime muzikore.

- Sa herë do takohemi për intervistë dhe jo vetëm, nuk do resht së pyeturi: Si ia bën që ke këto linja kaq perfekte?

- Edhe unë, sa herë që do takohemi do të them: “Po jo moj se jam shëndoshur!”... (Qesh) Ushqehem shëndetshëm, por edhe aktiviteti fizik nuk mungon.

- Stil i veçantë në të kënduar, në të kërcyer, në luk... Kush kujdeset kaq shumë dhe në mënyrë kaq të detajuar për ty?

- Për zërin është kujdesur nëna natyrë dhe unë që kam punuar me të për ta perfeksionuar, për kërcimin më pëlqen kërcimi shumë, do të thotë jam kujdesur përsëri vetë, për lukun kujdeset motra ime te “Bello Bellisimo”. Pastaj, ju e dini që përveç muzikës, pasioni im është moda, apo jo? ( Qesh)

- Leanzo është rritur tashmë. Si ka ndryshuar marrëdhënia juaj? Tregohesh më e rreptë apo je bërë mama liberale?

- Ah, ai është pika ime e dobët! Çdo ditë që kalon ai bëhet akoma më i mirë dhe më i dashur. Marrëdhënien e kemi si një shok e një shoqe që bisedojnë për gjithçka. Ai është shoku im më i mirë. Ai është jeta ime.

- Kur nis mëngjesi yt?

- Për shkak të angazhimeve muzikore, më takon të fle vonë, por nuk zgjohem shumë vonë. Një gotë lëng portokalli, një briosh dhe

Leanzonmëgjesi im afër;më i bukur.ky është

pushimet- Vera janë ka përpara.hyrë dheKu do shkosh me pushime këtë vit?

- Nuk e di, nuk e kam menduar, por unë nuk bëj plane. Më mbushet mendja dhe iki pushoj, kaq!

-A ndikojnë angazhimet profesionale në jetën tënde private?

- Jo, di ta ndaj mirë punën nga jeta personale dhe emocionale që i kushtoj familjes dhe vetes sime.

- Vendi më i bukur që ke vizituar?

- Të them të vërtetën, shumë vende më pëlqejnë, por kënaqësi e imja e veçantë mbeten Turqia dhe Santorini.

- Ti ke udhëtuar dhe vazhdon të udhëtosh shumë. Çfarë kanë pozitive udhëtimet?

- Udhëtimet i kam pasur gjithmonë pasion dhe kam mësuar shumë nga tradita dhe kultura, nga turizmi dhe arkitektura e çdo qyteti ku kam shkelur në Europë dhe jashtë saj.

- Ka diçka që të mundon?

- Jo, deri tani jam shumë mirë me veten.

- Po të jesh e bukur, i kalon më shpejt vështirësitë?

- Nuk e kuptoj ç’lidhje mund të ketë bukuria me vështirësitë! Mos të dhëntë Zoti shumë vështirësi thuaj, se kur vjen puna aty, duhet aftësi, jo bukuri.

- Ti tani je e re, e bukur, por vitet kalojnë… Të tremb kjo?

- Më vonë?! Më vonë asgjë, çdo gjë me kohën.

- Blerja jote më e fun-

dit, ajo më e shtrenjta dhe më e lira?

- Unë kam një garderobë dhe këpucë që kur i shikoj vetë, habitem si kam aq shumë. Blej shumë, aq shumë sa shtëpia ime duket si një butik i madh shumëngjyrësh. (Qesh)

- Nëse do të ndodheshe në një ishull për disa ditë, çfarë ose kë do merrje me vete?

- Leanzon, atë e dua me vete kudo. Një krem dielli dhe celularin mund ta marr, apo nuk bëhet? (Qesh)

- Diell dhe det apo mal dhe freski?

- Të dyja, edhe pse dua më shumë detin.

- Mban inate Anjeza?

- Jo, nuk jam njeri që mban inate dhe as hakmarrës. Ia lë gjithçka Zotit dhe kohës.

- Kur ka qenë hera e fundit që ke thënë “të dua”? Kujt?

- I them Leanzos gjithë kohës.

- Sa herë i ke thënë vetes: “Këtu nuk është vendi i duhur për të bërë karrierë”?

- Asnjëherë. Kush është i talentuar, bën karrierë kudo.

- Çfarë nuk harron asnjëherë të marrësh kur nisesh me pushime?

- Marr gjithçka, nuk bëhet fjalë të harroj ndonjë gjë.

- Po nëse harron ndonjë gjë, si reagon?

- Atë që kam harruar, do ta blej aty ku jam me pushime. Pse duhet reaguar me patjetër keq?!

- Pushime të mbara Anjeza!

- Edhe juve, publikut tim, të gjithë lexuesve dhe kudo ku ka njerëz të mirë. Love Anjeza Branka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.