CILËT NUK INTERVISTUAM DOT KËTË JAVË?

Intervista - - AKTUALITET - Nga Artan KRISTO

EDI RAMA

Natyrisht që zotin Rama do ta përgëzonim për fitoren e tij, po të kishim mundësi ta intervistonim këtë javë. Nuk i thonë shaka. Ka fituar plot 46 bashki nga 61 që ishin gjithsej. Madje, koalicioni i drejtuar nga ai ka, ka marrë edhe rreth 300 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e 2013-ës. E vetmja vërejtje që do t’i bënim zotit Rama do të ishte për thirrjen që u bëri ai shqiptarëve ditën e fundit të fushatës. E mbani mend si tha? “Shkoni në votime se kush nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet!”. “Po mosvotimi nuk është ankesë, zoti Rama?!”, deshëm ta pyesnim ne atë. A nuk tregon edhe abstenimi që njerëzit janë të pakënaqur?! A nuk është edhe kjo një shenjë proteste që punët nuk janë mirë?! Pastaj, pse doni patjetër që njerëzit të marrin pjesë të gjithë në votime? Jeni të bindur që do të vo-

HALIM KOSOVA

tojnë për ju?! Apo jeni të sigurt që, ashtu siç kanë bërë shpesh shqiptarët kohët e fundit, do të zgjedhim mes dy të këqiave dhe do të votojnë të keqen më të vogël, domethënë, juve?! Kështu do vazhdojmë ne shqipot, duke zgjedhur mes të këqinjve?! Shpresojmë që jo. Shpresojmë që të ndryshojë diçka për mirë dhe kështu duket. Se, kësaj here, njerëzit nuk e dëgjuan zotin Rama për të votuar masivisht. Votuan rreth 300 mijë më pak se më 2013-ën. E morët vesh këtë, zoti Rama? Si mendoni, nuk votuan se janë të pakënaqur, apo kanë ikur nga Shqipëria? Cilado që të jetë përgjigjja juaj, mendoj se kjo pyetje duhet t’ju vërë në mendime...

As kandidatin e PD-së për zgjedhjet bashkiake, zotin Halim Kosova, nuk e takuam dot këtë javë për t’i marrë një intervistë. Ne deshëm ta përgëzonim për fushatën e tij të qytetëruar, shumë ndryshe nga ato që kemi parë deri më sot, pa sharje e sulme të kundërshtarit, pa përmendur komunizmin e Enver Hoxhën, por duke u marrë me njerëzit, me problemet e hallet e tyre. Por, në fund fare, deshëm ta pyesnim edhe për diçka për të cilën na erdhi shumë keq. E kemi fjalën për çastin që ai deklaroi humbjen dhe përshëndeti për fitoren madje edhe kundërshtarin e tij, zotin Veliaj. E vutë re se ai ishte fare vetëm në ato momente?! Asnjë, as zoti Lulzim Basha, ish- kryetari i bashkisë, as nënkryetarët e saj e asnjë nga drejtuesit e PD-së nuk e shoqëroi atë në ato momente. Pse

Edhe pse kryetari i PD-së, Lulzim Basha, këtë javë është personazh i rubrikës satirike të Kaso Kosës, ne deshëm t’i merrnim edhe një intervistë serioze atij. Na bëri shumë përshtypje deklarata e tij pas zgjedhjeve, prandaj… Edhe me ju, të dashur lexues, besoj se ka ndodhur kështu, apo jo? Edhe ju, besoj, u habitët kur dëgjuat atë që, me një fytyrë të ngrirë dhe pa atë buzëqeshjen e tij që e mban gjithnjë ngjitur në buzë, tha se, zgjedhjet e 21 qershorit janë një fitore e madhe për Partinë Demokratike, se, sipas tij, kjo parti në këto zgjedhje është ringritur. Si mund të flitet për fitore kur nga 61 bashki, opozita e drejtuar nga zoti Basha ka fituar vetëm 14?! Ku e shikoni fitoren këtu ju, zoti Basha, deshëm të pyesnim? Apo te numri i votave?! Di t’i bëjë llogaritë ndodhi kështu? Pse e lanë vetëm në fund të fushatës? Apo kështu është ndjerë ai gjatë gjithë fushatës? Ja, një përgjigje të sinqertë të kësaj pyetjeje do të donim nga zoti Kosova këtë javë...

LULZIM BASHA

GENT STRAZMIRI

zoti Basha? Në 2013-ën, kur partinë e kishte zoti Berisha, për PD-në votuan 680 mijë shqiptarë, ndërsa tani, 470 mijë, pra, 210 mijë më pak... Apo, në fjalimin e tij ai imitoi atë udhëheqësin afrikan që i tha popullit të tij: “Kur e mora unë pushtetin, vendi ynë ishte në prag të greminës. Tani, ne bëmë një hap përpara...”!

SALI BERISHA

Deshëm të intervistonim këtë javë edhe zotin Sali Berisha, por nuk mundëm. Atë deshëm ta pyesnim për diçka që na bëri përshtypje teksa lexonim gazetën e partisë së tij, “Rilindja Demokratike”. Gjatë këtyre ditëve, pasi ndodhja vrasja e oficerit të Reneas, kjo gazetë ka patur në faqen e parë vetëm shkrime kundër policisë, shkrime ku flitet për terrorin në Lazarat, terror i shkaktuar jo nga banditët, por nga policia, sipas gazetës. Interesant është fakti se gjithë artikujt ku flitet për këtë terror të policisë, gabimet e saj, etj. janë marrë nga statuset e zotit Berisha në Facebook. Dhe nuk i merren pjesët ku ai mbështet policinë, por pjesët ku flet për lazaratasit e traumatizuar, për policë që hedhin nga shkallët nusen shtatzënë etj. Pse ndodh kështu? Pse gazeta nuk shkruan asnjë fjalë në mbështetje të policisë, por vetëm e kritikon atë? Çfarë do të thoshte zoti Berisha për këtë?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.