Nuk e lejoj politikën të krenohet me rezultatet e mia!

Intervista - - AKTUALITET -

Speci Djegës

Luiza Gega është pa dy shim një ndër heroinat e sportit shqiptar. E vetme, ajo arrin të shpallet kampione e Europës në 1500 metra duke vendosur rekord. Pavarësisht mungesës së medaljes në bazë të rregullave “të çuditshme” të atletikës, shqiptarja është mjaft e lumtur për rezultatet e arritura. Në kemi arritur t’i shkëpusim një intervistë nga Baku-ja, ku na tregon emocionet dhe “mllefin” e akumuluar për harresën shtetërore ndaj rezultateve dhe sportit të atletikës në përgjithësi. Ajo i ka synimet e qarta dhe e presin sfida edhe më të forta, por e bën të qartë se sukseset e arritura ua dedikon vetëm shqiptarëve… jo institucioneve!

Eraldo Harlicaj: - Luiza, keni patur një paraqitje të shkëlqyer në Baku. A mund të na tregoni emocionet e garave?

Luiza Gega: - Aktiviteti ishte i përmasave të mëdha pasi stadiumi dhe infrastruktura sportive ishte e një cilësie shumë të lartë. Kjo e bënte këtë aktivitet edhe më interesant e të rëndësishëm.

- A gjeti interesimin e publikut një aktivitet i tillë?

- Po, kishte një interesim të madh, pasi për dy ditët e aktivitetit të atletikës u shitën një mesatare ditore prej 50 mijë biletash dhe gjatë kohës që unë kisha garat, ishte edhe publik më i shumtë në numër. Sigurisht, në një atmosferë të tillë, emocionet janë të papërshkrueshme. - E prisnit një triumf të tillë? - Përgatitem prej shumë kohësh që të kem një përfaqësim sa më dinjitoz. Sigurisht, kur vjen edhe vendi i parë çdo gjë duket që ka shkuar sipas planit e objektivave që kemi vënë me trajnerin. Natyrisht, garës asnjëherë nuk i dihet, por ne kemi shkuar me objektiva të qarta.

- Një medalje e argjendtë dhe një medalje e artë ( morale). A ndjen keqardhje që nuk mundët të merrni atë që ju takon?

- Nuk e di, por them se jam e pafat. Unë e fitova garën, kurse rregulla të tilla nuk janë më në kompetencën time. Pavarësisht rezultateve të larta, siç ishte vendi i gjashtë në botë gjatë vitit 2014, shteti shqiptar nuk dha asnjë shpërblim sado modest apo një telefonatë për të më përgëzuar. A thua se vendi i gjashtë në botë nuk vlen për vendin tonë ose për këtë institucion.

- Po këtë radhë, a ndryshoi gjë në këtë drejtim?

- Me keqardhje them se edhe me rezultatet pozitive në Baku, ky trend nuk ka ndryshuar. Asnjë telefonatë përgëzimi nuk kam marrë nga strukturat shtetërore, por shpresoj të ndodhë dhe të marr vlerësimin e merituar.

- Pas gjithë atyre rekordeve kombëtare, vjen edhe një rekord europian…

- Meqenëse ishin Lojërat e para Olimpike Europiane, u vendos edhe një rekord olimpik europian ( Games Record). Pas katër vitesh, do të tentoj ta përmirësoj kohën e sigurisht, të jem përsëri e para.

- Pas paraqitjve shumë të mira në të gjitha garat që keni marrë pjesë, a mendoni se ky është maksimumi juaj apo mund të arrini më lart?

- Nëse një sportist do ta pranojë se ka arritur maksimumin, më mirë ta lërë sportin e të merret me diçka që mund ta bëjë më mirë. Kam mundësi e potencial të madh për t’u përmirësuar shumë më tepër dhe për të bërë akoma më shumë se çfarë kam bërë deri më tani.

- Për të pasur këto rezultate, duhen edhe investime… Si janë kushtet e një kampioneje në Shqipëri?

- Kushtet janë në nivelin më të ulët në rajon e jo më të nivelit botëror, me të cilët duhet të konkurroj.

- Cili është problemi kryesor i atletikës sot?

- Mungesa e infrastrukturës sportive më ka lënë pak prapa me arritjen e objektivave të vendosura. Këtu mungojnë kushtet el-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.