Si duhet të jetë për ty…

Intervista - - MUZIKE -

Ajo është një ndër këngët më të bukura të momentit, kurse ai është një ndër djemtë më të pëlqyer nga vajzat. Po flasim për Butrintin dhe bashkëpunimin më të fundit me Dj Blunt dhe Real 1 në këngën “Ki me lyp”. Duket se trinomi Butrint-Dj Blunt-Real 1 ka qenë kombinimi i duhur që kjo këngë të jetë kaq e bukur dhe Butrintit t’i kushtohej një vëmendje e veçantë nga fansat dhe mediat. Ëmbëlsia që ai reflekton në këngë, e karakterizon edhe në jetën e përditshme, madje... edhe në këto përgjigje të kësaj bisede me të. Me siguri, shumë vajza janë tepër kurioze të mësojnë shumë gjëra rreth Butrintit, ndaj për ta shuar kuriozitetin tuaj, lexoni këtë intervistë...

Mia.B: - Butrint, publiku të njeh me këngën “Supervvoman”, “Qu po dalim” dhe tani, me “Ki me lyp”, bashkëpunimi më i fundit me Dj Blunt dhe Real 1. Mendon se kështu po i ngjit si duhet shkallët e suksesit?

Butrint: - Unë mendoj që ia kam nis ashtu si duhet.

- Si u bëre me djemtë në këtë bashkëpunim?

- Njerëzit me të cilët unë kam punu, më kanë sugjeru që të bëj bashkëpunim me ta se do të dilte një këngë

- Nuk është me rëndësi gjinia; unë preferoj më shumë bashkëpunimet me artistë të talentuar. Mendoj se ka shumë femra të talentuara, por edhe shumë djem të talentum, gjithashtu. Do të sjell edhe bashkëpunime me gjininë tjetër.

- Cila është e kaluara jote muzikore?

- Kam përfundu shkollën për muzikë profesionale edhe vallëzim.

- Ka qenë e vështirë hyrja në tregun muzikor?

- Më është dashur me punu shumë. Nuk e konsideroj të lehtë, por as e paarritshme, se njerëzit po i vlerësojnë artistët që punojnë e unë e cilësoj veten një ndër ta.

- Çfarë je i interesuar të bësh muzikalisht?

- Me ua mundësu njerëzve që ma dëgjojnë muzikën, ta gjejnë veten në tekstet që unë transmetoj.

- Çfarë meriton të quhet muzikë e mirë dhe kush mund të thuhet se bën muzikë të tillë në vendin tonë?

- Sipas meje, teksti edhe melodia, por sigurisht, edhe zëri që e përçon atë, luan rol të rëndësishëm. Unë mendoj që si popull jemi të - Kënga e duhur? - Një këngë që i emocionon njerëzit. - Pasaporta? - Pasaportën e mbaj gjermane, për shkak të privilegjeve që ka, por me shumë qejf do të merrja atë kosovare. - Krevati? - I butë, i mirë, i madh. - Femra? - Trupin si peshk, por jo trurin. - Parfumi? - I ëmbël. - Dashuria? - Duhet të jetë e fortë dhe e shenjtë. - Një flirt? - Qesharak, i shpejtë. bekuar me talentin masiv që e kemi.

- Pak ditë më parë, Vildane Zeneli ka postuar një foto të sajën shoqëruar me fjalë nga teksti i këngës tënde “Ki me lyp”... Ty të thotë Vildane “Ti ki me lyp dikon si mu”? Çfarë ka në të vërtetë mes teje dhe Vildanes?

- (Qesh) Nuk ka ndonjë gjë bombastike mes meje dhe Vildanes, perveçse ajo ka një simpati ndaj meje si artist, sidomos mbas këngës së fundit “Ki me lyp”. Dhe, mund të them që simpatia është reciproke. Edhe mua më pëlqen Vildania jashtë mase! - E ke takuar? - Ende s’e kam takuar, por mezi pres ta takoj.

- Pas kësaj, ke menduar për një bashkëpunim mes jush qoftë edhe si e ftuar në klipet e tua?

- Pse jo, edhe për ndonjë bashkëpunim? ( Buzëqesh)

- Butrint, është një emër interesant… E ke vizituar Butrintin?

- Po, kam pas rastin ta vizitoj atë vend të bukur. (Buzëqesh)

- Cili është burimi i të ardhurave për investimin në muzikë?

- Tani për tani, të gjitha shpenzimet mbulohen me buxhetin familjar.

- Je këmbëngulës në gjërat që do të arrish?

- Po, punoj shumë për gjërat që i kam synim dhe nuk dorëzohem derisa i arrij.

- Cilët janë njerëzit që të rrethojnë?

- Rrethi i njerëzve që më rrethojnë janë kryesisht familja, shoqëria dhe kolegët.

- Sa vjeç e ke dhënë puthjen e parë? - 12 vjeç. (Qesh) - Sa arrin të kuptosh nga natyra e femrave?

- Mundohem me i trajtu të gjitha femrat me butësi dhe xhentilesë, ashtu siç dua të tjerët me m’i trajtu dikush nënën dhe motrën, që i kam pikë të dobët.

- Me cilin nga anëtarët e familjes je më i lidhur?

- Vështirë të thuhet, por nëse detyrohem të përgjigjem, atëherë them se lidhja ime me vëllain tim, Shkumbinin, është më e veçantë.

- Cili është uebsajti yt i preferuar?

- Instagram dhe Facebook.

- Cili është zakoni yt më i keq?

- Pamundësia me qenë i saktë në kohë, ndoshta mund të cilësohet si zakon i keq.

- Cila është gjëja e fundit që ke blerë? - Një palë syze. - Sa para ke në portofol tani?

- Zakonisht, mbaj pak. (Buzëqesh)

- Çfarë është personale? - Për mua, familja. - Cila nga femra e shovvbizit mendon se është më tërheqëse? - Elvana Gjata. - E ka fituar ndonjë vajzë tashmë zemrën tënde? - (Qesh) Ndoshta… - Çfarë është pjesë e ditës tënde?

- Femrat (qesh), fitnessi, ushqimi i shëndetshëm, puna, kënga, komunikimi me fansat, intervista… (Buzëqesh)

- Si do t’i shpenzosh orët në vazhdim?

- Në studio, duke punuar në projektin tim të radhës që do të jetë... Uau!

- Çfarë do të ishte një e papritur e këndshme tani për ty?

- Të marr propozim për të bërë një film me Leonardo di Kaprion.

- Cilat do të jenë projektet e ardhshme? - Preferoj t’i lë surprizë. - Në ç’rast do të gënjeje? - Nuk gënjej. - Gënjeshtra e fundit që ke thënë?

- Kjo që sapo ta thashë. ( Qesh)

- Kur ke telekomandën në dorë, ku të pëlqen të ndalosh? - Te filmat aksion. - Sporti që praktikon aktualisht? - Futboll. - Nga çfarë ka frikë Butrinti? - Prej gjarpërinjve. - Cila ka qenë këshilla më e mirë që ke marrë ndonjëherë?

- Kurrë mos u dorëzo!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.