Albërie Hadërgjonaj, shumë shpejt, gjyshe

Intervista - - JAVA VIP -

Shumë shpejt, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj do të gëzojë një tjetër status. Ajo do bëhet gjyshe pasi vajza e saj e madhe është në pritje të fëmijës së parë. Agnesa pritet të lindë një vajzë dhe këngëtarja e njohur, është shumë e emocionuar që së shpejti do të mbajë në krahë mbesën e saj. Prej pak kohësh, Albëria është zhvendosur në Amerikë ku jo vetëm po jeton, por edhe po zhvillon aktivitetin e saj muzikor nëpër mbrëmje muzikore. Përveç kësaj, atje ndodhet edhe vajza tjetër e Albëries, Anxhelina e cila po ashtu i gëzohet një lidhjeje dashurie me futbollistin Fatmir Hysenbelliu, një histori që duket se po ecën mbarë, aq sa ka të ngjarë që shumë shpejt Albëria të bëhet gjyshe për herë të dytë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.