Enca Haxhia, këtë verë, superhot

Intervista - - JAVA VIP -

Në klipin e saj të ri do të shohim një Encë po aq të nxehtë sa temperaturat e kësaj stine. Në llogarinë e saj në Snapchat, Enca Haxhia ka postuar disa foto ku ka zbuluar për herë të parë njërën nga veshjet që do të përdorë në klipin e saj më të ri. Duket se ajo do të jetë shumë “hot” jo vetëm nga veshja, por edhe nga zhveshja, ashtu siç na paraqitet edhe në foton tjetër, e futur në një vaskë. Kjo do jetë hera e dytë që Enca do të vijë në një bashkëpunim me Noizyn me të cilin flitet se po përjeton një lidhje dashurie, por asnjëri prej tyre nuk e pohon apo mohon këtë. Një pyetje kemi ne: Pas gjithë këtij të nxehti, a do të jeni në gjendje të përballoni një klip kaq të nxehtë nga Enca, bashkë me Noizyn?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.