15 objektet e rralla të varrit të Tutankhamonit

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Tutankhamoni mund të jetë fara oni më i famshëm i Egjiptit të lashtë, por ai ishte vetëm një adoleshent kur vdiq në vitin 1323 p.e.s. Ai mbretëroi vetëm 9 vjet, megjithatë konsiderohej një gjysmë-perëndi, si të gjithë faraonët dhe u bë i njohur thjesht si pasojë e një loje fati. Ndërkohë që varret e faraonëve të tjerë në Luginën e Mbretërve ishin plaçkitur nga gjithfarë njerëzish që kaluan andej, varri i tij mbeti i fshehur nën një kamp punëtorësh ndërtuar jo shumë kohë pas vdekjes së tij. Kështu, thesaret e tij mbetën të fshehura deri në vitin 1922, kur arkeologu anglez Hauard Karter, gërmoi në tokë dhe gjeti një shkallë që të çonte te varri i paprekur i Tutankhamonit. Ai ishte i mbushur me objekte të çmuara që kishin për qëllim t’i shërbenin faraonit në jetën e përtejme. Karterit iu deshën tetë vjet të hiqte dhe katalogonte gjithë objektet që u gjetën aty brenda. Sot, vetëm një pjesë e tyre e vogël janë ekspozuar në Muzeun Egjiptian të Kairos. Ja, 15 më të çmuarat: shme për një arsye. Ajo është gdhendur dhe pikturuar bukur, me linja e karakteristika sensuale dhe përfaqëson një version të idealizuar të djalit mbret. Thuhet se në fillim të 2015-ës, mjekra e maskës funebre, që ishte karakteristike për të gjithë faraonët, edhe ato femra, u thye aksidentalisht dhe është ngjitur me nxitim me ngjitës, gjë që ka dëmtuar sipërfaqen e saj. Më vonë, drejtori i Muzeut Egjiptian e mohoi një ndodhi të tillë.

Në varrin e Tutit u gjend edhe një statujë e Anubisit, perëndisë me kokë çakalli, e cila shërbente për të futur shpirtrat e të vdekurve në botën e përtejme. Ajo gjithashtu është e lidhur me procesin e mumifikimit dhe thuhet se mbronte varret. e rehatshme, por mbase guri duket më i rehatshëm kur Shuja, perëndia e ajrit dhe erës, ngre lart kokën tuaj. Këto nënkresa ishin shumë popullore në varret egjiptiane, si një aksesor thelbësor për “banorët që flinin” aty.

Në një arkë prej alabastri ndodhen 4 qypa kanopikë ( qypa ku vendoseshin të brendshmet e mumjeve), të cilët kanë si kapak të gdhendur fytyrën e faraonit dhe janë vënë përballë njëri-tjetrit. Në to ndodhen organet e Tutankhamonit të vëna aty para procesit të mumifikimit. Egjiptianët e lashtë besonin se atij do t’i duheshin këto organe në jetën e përtejme. Nëse ti je një gjysmëperëndi, erashka jote është e veçantë, e praruar, e zbukuruar me gdhendje dhe me emrin tënd të shkruar përsipër.

Kush thotë se faraonit nuk i pëlqen të luajë një lojë të mirë tavoline? Në kohën kur loja e Senetit u varros bashkë me Tuthankamonin, ajo kishte 1800 vjet luhej në Egjiptin e lashtë dhe lidhej me jetën e përtejme. Loja ishte shumë popullore në të gjitha shtresat e popullsisë. Rregullat e luajtjes së saj kanë humbur me kalimin e viteve.

Në skulpturë duket i adhurueshëm, por është i egër në jetën reale. Leopardi ishte sjellë nga Afrika e jugut dhe admirohej shumë nga mbretërit egjiptianë. Hieroglifi i kokës së leopardit përdorej së bashku me fjalët që kishin lidhje me fuqinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.