Njëri- tjEtrin

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- Si e komentoni faktin që kanë ngelur në provimin kualifikues 299 mësues? Eltoni.

- Besoj se kanë ngelur vetëm kaq pak mësues, sepse nuk paguhen në rradhë të parë, dhe së dyti besoj se janë mësues koti ata që ishin më parë dhe i shkarkuan nga puna. Sot nxënësit nëpër shkolla të gjithë ankohen, sepse mësuesit nuk ua shpjegojnë mësimet dhe nuk i ndihmojnë aspak, prandaj dhe kanë ngelur vetëm kaq mësues. Leta.

- Mjerë femijet tanë pa asnjë të ardhme, qe do te mesojne e te marrin njohuri nga keta shkolla. Luiza

- Si të sillem me motrën time që merr gjërat e mia dhe m’i humb? Më ka ndodhur disa herë. Më thoni, si të veproj me motrën time? X Vl.

- O bo bo çfarë të paska ndodhur moj gocë, kam frikën se nuk i humb, por i shet rrobat dhe gjërat e tua. Ajo që mund të bësh është t’i vësh çelës dollapit tënd që të jesh më e qetë dhe e sigurtë. S’ke rrugëzgjidhje tjetër. Besa.

- A keni përdorur rrugë të pista për të arritur qëllimet tuaja në jetë? Për çfarë? Mund të na i thoni edhe anonim, nëse dëshironi. Ledina.

- E vërteta është që dikur kam hequr nga puna një person. Ia solla në majë të hundës që të ikte vetë nga puna, nuk përdora ndonjë rrugë të pistë, por thjesht kur shikoj që tjetri është dinak me shokët e punës, ia sjell në majë të hundës tjetrit. Atë bëra dhe u detyrua të linte punën. X – personi.

- Jam 30 vjeçe dhe dua të largohem nga shtëpia të jetoj vetëm, por s’më lë familja, ndërkohë që nuk më lënë të marr as frymë, punë-shtëpi, shtëpi-punë. Ju, si do të vepronit? Ani.

- Në moshën që je, e dashur Ani, besoj se ke mbledhur para në kuletën tënde, që të bësh një hap të tillë. Pastaj, që të sillen kështu ndaj teje, ti ua ke dhënë të drejtën që të të marrin frymën, besoj se je vonuar për të bërë një hap të tillë. Kot nuk thotë një fjalë e urtë e popullit “më mirë vonë, se kurrë”. Pra, shiko jetën tënde kudo që të jetë ajo. Elle.

- Do t’ju pëlqente të jetonit në Kosovë apo në Shqipëri? Pse? Besa.

- Po pse, ka ndonjë ndryshim të madh kjo gjë? Besoj se jemi njësoj si vende, kështu që tashmë jemi të lirë të jetojmë ku të duam, me këtë politikë që kemi. Mbase ndryshojnë ligjet dhe na mbyllin prapë në kafaz si në kohën e Xhaxhit, kështu që më mirë në vendin tënd sesa rrugëve të dynjasë. Artjola.

- Pse ndodhin kaq shumë divorce dhe pse të gjithë martohen me dashuri? Dolce baci.

- Besoj se ndodhin kaq shumë divorce, nga fakti sepse dashuritë e këtyre çifteve janë dashuri që kanë lidhje me seksin dhe jo dashuri të thella në shpirt. Martesa me dashuri të vërtetë i mbijeton çdo vështirësie, prandaj edhe kur njerëzit nuk e ndjejnë një gjë të tillë, ndahen për problemin më të vogël. Studentja.

- Për hir të fëmijëve, a do të bënit kompromis për të shpëtuar martesën tuaj? Dolçe Baci.

- E vërteta është që fëmija ka nevojën e të dy prindërve në shtëpi, kështu që problemet që do kisha me gruan do mundohesha t’i zgjidhja që të mos prishja jetën dhe të ardhmen e fëmijëve. Prindërit duhen të jenë shumë të kujdesshëm kur kanë konflikte midis tyre, t’i zgjidhin pa rënë në sy të fëmijëve. Bashkimi.

- Si ju duket vendimi i mbylljes së universiteteve part–time? Flora

- Flora, unë mendoj se vendimi i mbylljes së universiteteve part time është i drejtë. Jam dakord me mbylljen e këtyre universiteteve. Nga Xhelozja e Nardit.

- Themi që jemi në demokraci, jemi të lirë, por ajo që shikoj unë është që akoma kemi ngelur në vendqendro. Kudo në botë ekzistojnë shkolla të tilla dhe me korrespendencë madje, kurse këtu duan t’i mbyllin? Ky është kulmi për të gjithë ne që na ka ngelur vetëm një vit për ta mbaruar. Arta.

- Nëse merrni vesh që gruaja ju ka tradhtuar vetëm për të shpëtuar ekonominë e shtëpisë, si do të vepronit? X Fier.

- Do ndahesha në momentin që do ta merrja ves. Ç’janë këto gjëra që thoni, o njerëz? Të pranoj unë një gjë të tillë? Kurrë në botë nuk do t’ia falja një gjë të tillë, më mirë të dal rrugëve të kërkoj me dorën shtrirë dhe nuk do ta lejoja gruan time të bënte një gjë të tillë. Eduarti.

- A do t’i jepnit një shans të dytë dikujt që ju ka lënduar në të kaluarën? Kjo vlen si për meshkujt, edhe për femrat. Arbiola.

- Shanset jepen në shoqëri dhe jo në lidhje, e dashur Arbiola. Kur i dashuri apo e dashura të ka lënduar dikur dhe kërkon rilidhje, mos u kthe kurrë te një person i tillë. Këta lloj tipash nuk ndryshojnë, prapë do të të lëndojnë dhe prapë do të të kërkojnë që t’i falësh. Prandaj, aty ku kthen shpinën një herë, mos e kthe kurrë më surratin. Flora.

- Keni qarë ndonjëherë në sy të të dashurit apo të dashurës? Si ka reaguar ndaj këtij veprimi? Zina.

- Është metoda ime për ta bërë të dashurin të bëjë çfarë të dua unë, bëj sikur qaj dhe ai ecën në bazë të qëllimeve të mia. Po të mos jesh pak dinak në këtë jetë, të pinë gjakun të gjithë. Kur shoh të tjerët që qajnë, nuk besoj asgjë nga ato që mund të më thonë. Vetëm në raste vdekje besoj dhe më vjen keq, ndërsa për tjera gjëra as që nuk më bëhet vonë. Vagabondja.

- A do të sakrifikonit një dashuri, vetëm sepse fëmija juaj bëhet xheloz? X Tiranë.

- Jam nënë dhe jam e ndarë qëkur fëmija im ishte 2 vjeç. Kam patur shumë raste dhe propozime, por nuk kam pranuar. Pra, sakrifikova jetën për fëmijën. Duhet ta dini të gjithë që kur femra lind jeta e saj, është vetëm fëmija. Mund të kesh dashuri jashtë shtëpisë, por jo ta fusësh në shtëpi në

momentin që ke një fëmijë. X – personi.

- Isha në një shkollë të mesme një ditë dhe ç’më kanë parë sytë, as në filma s’i kam parë: Seks dhe drogë! Këta fëmijë, e marrin këtë edukatë në familje, apo e krijojnë vetë jashtë familjes? Klara.

- Në ditët e sotshme, e dashur Klara, fëmija tashmë i ngjan vetëm vetvetes, nuk janë si dikur që thonin njerëzit që “i ka ngjarë prindërve”. Prandaj dhe ke parë ato që ke parë nëpër shkolla të ndodhin, nuk është se prindi e mëson të sillet në atë mënyrë, vetë fëmija shikon të tjerët dhe kërkon të bëjë si ata. Ajo që nuk mund të pranoj unë, është mësuesit e sotëm janë për t’u shkarkuar të gjithë nga puna, sepse nuk i edukojnë fëmijët tanë dhe nuk kujdesen fare. Elle.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.