Deri kur mund t’i dorëzoj dokumentet?

Intervista - - PYETJE -

- Përshëndetje Beskida. Quhem Ingrid dhe jam studente që po përgatis dokumentet e fazës së parë që duhen dorëzuar në Ambasaden Italiane për studimet në Itali. Jam pak e shqetësuar se kam akoma punë me këto dokumente për përkthimin e tyre dhe nuk e di nëse kam akoma ditë në dispozicion për t’i dorëzuar. Pyetja ime është: Deri në çfarë date është faza e parë?

- Përshëndetje Ingrid! Faza e parë përfundon me datën 10 korrik, kështu që ju lutem, përpiquni t’i dorëzoni dokumentet deri në këtë datë në Ambasadën Italiane të Tiranës ose në Konsullatën Italiane të Vlorës, në qoftë se e keni rezidencën në jug të Shqipërisë. Ndërkohë, për fazën e dytë duhet të keni parasysh të ndiqni rrugën që do t’ju shkruajmë më poshtë.

- Faza e dytë: dërgimi i dokumentacionit për kërkesën e vizës: Nga 1 qershor 31 korrik 2015, studentët që kanë bërë kërkesën për pararegjistrim, duhet t’i dorëzojnë Ambasadës Italiane, nëpërmjet Postës Shqiptare dokumentacionin e nevojshëm për lëshimin e vizës. Në fazën e dytë nuk është e nevojshme që studentët të paraqiten personalisht në Ambasadë: të interesuarit do të dorëzojnë në zarf dokumentacionin e nevojshëm përmes zyrës postare të banimit:

1) Nëse nuk është dorëzuar gjatë pararegjistrimit Dëftesën e Pjekurisë (eventualisht bashkë me Diplomën Universitare, me listën e notave dhe me programin e detajuar të studimeve në rastin e regjistrimit në master) origjinal ose kopje e noterizuar, të apostiluar në Ministrinë e Jashtme dhe të përkthyer nga Instituti Italian i Kulturës (Sheshi Skënderbej Pallati Kulturës; tel. 04/ 2379580) ose nga një përkthyes i betuar, lista me emrat e të cilëve është e publikuar në faqen e internetit te Ambasadës. 2) Formulari për kërkesën e vizës, tërësisht i plotësuar dhe firmosur, me 2 fotografi të bashkëngjitura. 3) Deklaratë mbi të dhënat personale, tërësisht i plotësuar me datë e firmë; 4) Pasaportë e vlefshme mbi tre muaj pas skadencës së vizës së kërkuar; kopje e faqes së pasaportës me të dhënat personale; 5) Deklaratë për vendbanimin në Itali. Në rast qëndrimi pranë një personi privat, deklaratë strehimi nga data e fillimit të vizës deri më 31.01.2016, fotokopje e dokumentit të identitetit me firmë nga pritësi (për shembull, nëse është shtetas i huaj: lejen e qëndrimit (permesso di soggiorno) ose faturat e rinovimit; nëse është shtetas i BE- së, pasaportën ose kartën e identitetit); • në rast qëndrimi pranë enteve apo institucioneve fetare: deklaratë strehimi nga institucioni dhe një fotokopje e dokumentit të identitetit me firmë të ftuesit: • në rast qëndrimi në hotel: prenotim hoteli për qëndrim jo më të shkurtër se një muaj. 6) Sigurim shëndetësor për udhëtim: mund të bëhet pranë shoqërive të sigurimit si shqiptare ashtu dhe italiane, por që në asnjë rast nuk duhet të përmbajë kufizime ose përjashtime të asnjë lloji (as për sëmundjet e mbuluara nga siguracioni, as përsa u përket tarifave të përcaktuara për një shtrim spitalor urgjent), i vlefshëm nga data e fillimit të vizës, deri më 31.01.2016. 7. Vërtetim Ban-

Beskida ALIAJ, koordinatore “INAS–ALBANIA”: kar për zotërimin e burimeve financiare të studentëve, të përcaktuara nga legjislacioni MIUR (të paktën 5.830,76 euro). Posedimi i këtyre fondeve duhet të jetë drejtpërdrejt i përdorshëm nga nxënësit (llogari personale) dhe nuk mund të vërtetohet përmes garancive. Duhet te paraqiten ndër të tjera edhe dokumente me vule apostile dhe të përkthyera në italisht, vërtetim e situatës ekonomike të tërë familjes (si vërtetim pune i anëtarëve të familjes, vërtetim prone, të ardhurat etj.) 8) Një zarf bosh (i domosdoshëm për kthimin e dokumentacionit); sipër zarfit duhet të shënohen DETYRIMISHT, të dhënat e mëposhtme: Mbiemër; Emër; Emri i Universitetit; Kursi i studimit; Adresa e email-it; Numrat e kontaktit: fiks, si dhe atë celular; Zyrën Postare që mbulon territorin e banimit të studentit.

- Faza 3) marrja e pasaportës me vize dhe dokumentacionit (nga 1 Korrik deri më 25 Gusht 2015). Pas verifikimit të kërkesave të përcaktuara nga rregulloret, Ambasada Italiane do të lëshojë vizën për studim/universitet. Lëshimi i vizës nuk nënkupton pranimin automatik në universitetin e përzgjedhur. Për t’u informuar mbi pranimin, studentët duhet t’u drejtohen direkt universiteteve. KUJDES: Për të bërë të mundur kthimin e dokumenteve, studentët duhet t’i paguajnë postës një tarifë të posaçme unike për të gjithë prej 200 lekësh ( TVSH e përfshirë) e vlefshme për të gjitha qytetet e Shqipërisë. Procesi i ridorëzimit të pasaportës dhe dokumentacionit të legalizuar do të kryhet brenda muajit gusht 2015. Sipas dispozitave aktuale, vizat për studim/universitet që lëshohen, do të jenë të vlefshme nga data e fillimit të udhëtimit deri më 31 janar 2016. KUJDES: Këto informacione janë të vlefshme vetëm për juridiksionin e Zyrës Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, përkatësisht për ata që janë banorët e qyteteve të mëposhtme: Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Tropojë, Pukë, Mirditë, Has, Kukës, Dibër, Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë. Azhornime të mëtejshme do të publikohen në sit-in e Ambasadës Italiane.

- Si duhet të veprojne praktikisht nxënësit dhe studentët për përzgjedhjen e universitetit ku dëshirojnë të aplikojnë për studime? Futuni në adresën e internetit: http:// wwwstudiare-in-italia.it/studentistranieri. Në anën e majtë të faqes, do të klikoni sipër aty ku shkruhet: nelle Universita italiane. Pasi të klikoni aty, do të hapet një faqe ku shkruhet Universita dhe poshtë kësaj fjale duhet të përzgjidhni universitetin e atij qyteti që keni menduar të ndiqni psh. Universita Politecnico di Bari dhe klikoni Invia. Do t’ju shfaqet një tabelë me disa kolona ku përmenden në kolonën e parë: FACOLTÀ (këtu janë paraqitur të gjitha fakultetet që ofron ky universitet); në kolonën e dytë: CLASSE DELLE LAUREE ( paraqiten disa shkronja, si psh L = Laurea trienale ( pra cikli Bachelor-3 vjeçar nga fillimi i studimeve universitare), LM=Laurea Magistrale (a ciclo unico-cikli 5 vjeçar i pashkëputur në 3+2), LMG=(e sigurtë që është 5 vjeçare, pra 5 vjet rresht). Në qoftë se jeni student që doni të filloni universitetin për herë të parë në ciklin 3 vjeçar, fokusohuni te shkronja L. Studentët që e kanë përfunduar ciklin 3vjeçar ose janë në përfundim të tij, duhet të fokusohen te shkronja LM ose LMG. Në kolonën POSTI PREVISTI PER STUDENTI STRANIERI do vëreni një numër që tregon numrin e vendeve vakante që ofron universiteti për studentët e huaj, por duhet të keni kujdes sepse në kolonën e fundit DI CUI DETT do shikoni një lupë ngjyrë blu. Klikoni mbi lupën dhe do t’ju shfaqet një shpjegim. Shpjegimi ka të bëjë me numrin e përgjithshëm të vendeve të lira të rezervuara që do të jetë e barabartë me numrat e shpallur sipas kësaj kolone, duke zbritur numrin e vendeve që janë rezervuar nga projekti Marco Polo (projekt për vendet aziatike). Psh: FACOLTÀ CLASSE DELLE LAUREE CORSO TIPO CORSO SEDE POSTI PREVISTI PER STUDENTI STRANIERI DI CUI DETT. AGRARIA L-25-Scienze e tecnologie agrarie e forestale, Scienze e tecnologie agrarie C BARI 20.

- Patronati INAS ALBANIA, jep të gjithë konsulencën e nevojshme, që nga fillimi i procedurave e deri në mbylljen e tyre, për të gjithë studentët që paraqiten pranë zyrave tona. Të gjitha shërbimet tona janë FALAS, pa asnjë lloj pagese.

Edhe mbas fitimit të së drejtës për studime në Itali, Patronati ynë ndihmon studentët shqiptarë, nëpërmjet strukturave që ka në të gjithë Italinë, deri në akomodimin e tyre të plotë.

Bulevardi “Bajram Curri”, Pll. “Aviacioni i Ri”, K. 1, Zyra no. 4. Tiranë

044532512; www.durajlaw.com

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.