A e përfitoj shtëpinë në ishullin e Sazanit?

Intervista - - PYETJE -

- Përshëndetje i nderuar avokat. Kam një pyetje për ju: kemi jetuar 13 vjet në ishullin e Sazanit dhe kemi dëgjuar që do të kthehet në pikë turistike. A e përfitojmë shtëpinë ku kemi jetuar dikur?

Av. Drn. Alban Duraj

- Përshëndetje i/ e nderuar zonjë/ zotëri! Ju falenderoj shumë që kontaktuat me rubriken: “Ju pyesni, avokati përgjigjet”. Ishulli i Sazanit është pronë e shtetit shqiptar. Në kohën që ju keni jetu- ar aty, keni pasur banesa shtetërore. Përsa u përket këtyre banesave, ato nuk janë trajtuar me ligjin e privatizimeve, pasi ishulli i Sazanit, në kohën që ka dalë ligji, ka qenë zonë ushtarake dhe strategjike. Si i tillë, ai nuk ka qenë objekt për privatizimin e pronave shtetërore, në rastin konkret, të shtëpisë së banimit tuaj.

- Duhet parë legjislacioni që duhet të nxjerrë shteti shqiptar për kthimin e kësaj zone nga ushtarake në civile, pra, turistike. Deri tani, kthimi i ishullit të Sazanit në ishull turistik është ende në kuadrin e diskutimeve dhe nuk ka iniciativë ligjore nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Shpresoj të jem i qartë me përgjigjen e mësipërme. Për çdo informacion, kontaktoni me info@durajlaw.com

Bulevardi “Bajram Curri”, Pll. “Aviacioni i Ri”, K. 1, Zyra no. 4. Tirane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.