Ç’kuptimkaëndrraime?

Puna dhe shefi

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- E shoh shpesh veten sikur jam në punë, në zyrë e sikur shefi më bërtet. Shoh shpesh gjëra të tilla, por nuk i mbaj mend me hollësi...

- Të shohësh shpesh punën në ëndërr së pari do të thotë që shqetësoheni në lidhje me vendin ku punoni. Çdo përplasje e çdo gjë në punë ju e përjetoni shumë emocionalisht e psikologjikisht, ndaj edhe ju shfaqet shpesh në ëndërr. Jeni shumë të lidhur pas punës dhe ndjeni përgjegjësi të mëdha. Shefi në ëndërr tregon edhe anën tuaj, vetëbesimin ndonjëherë të tepruar dhe një lloj agresiviteti ndaj vetes. Mos jepni më shumë seç duhet. Duhet ta ruani më shumë veten tuaj në punë, mos jepni më shumë seç duhet; kjo është këshilla e ëndrrës. Merreni më me qetësi dhe, në momentin që largoheni nga puna, mendoni se si të relaksoheni.

- Ka dy net që e shoh veten në pasqyrë dhe më e çuditshmja ishte se pasqyra nuk reflektonte lëvizjet që bëja unë. Aty pasqyrohesha e ngrirë, jo duke lëvizur, siç bëja realisht. A mund të ma shpjegoni çfarë kuptimi ka? Faleminderit.

- Të shikuarit e vetes në paqyrë, tregon në njëfarë mënyre se si dëshironi që t’ju shikojnë të tjerët, tregon mendimet, qëndrimet, vendimet, qëllimet dhe dëshirat tuaja që për momentin nuk mund të realizohen, duke qenë se e keni parë veten të ngrirë para pasqyrës. Këtë kuptim ka ëndrra juaj.

- Kam parë sikur shkoja në shtëpi, por aty nuk kishte drita dhe u frikësova. Më pas pashë që më kishin ardhur mysafirë dhe fillova të gatuaja ëmbëlsirë, bashkë me kunatën time, por më çuditi sjellja e mysafirëve të mi, të cilët nuk hëngrën. Vetëm unë me burrin hëngrëm ëmbëlsirë. Çfarë kuptimi ka, ju lutem? Faleminderit.

- Shtëpia, siç e kam thënë edhe herë të tjera, paraqet personalitetin tuaj. Errësira është një lloj dështimi që keni pasur kohët e fundit, ose janë mendimet tuaja të zymta rreth një çështjeje.

Edhe ëmbëlsira që nuk është ngrënë nga mysafirët, ka lidhje me planet tuaja që nuk u realizuan ashtu siç deshët ju dhe për këtë, do të bini në dëshpërim. Kunata tregon një lloj ndihme që ju e kërkoni në vetvete, por s’e kërkoni në realitet. Duhet të mbështeteni te një person i afërt i juaji tek i cili keni më shumë besim, që të arrini qëllimet tuaja në jetë. - A mund të na shpjegoni çfarë kuptimi kanë muajt e vitit në ëndrra? Jam shumë kurioze, sepse mua më ndodh shpesh të përmend muajt e vitit në ëndërr. Dua një shpjegim. Faleminderit. - Muajt kanë shumë kuptime, gjithmonë në varësi të përmbajtjes së ëndrrës që mund të keni parë. Unë po ju tregoj të përgjithshmen: Muaji janar përfaqëson humbjen në dashuri ose një shoqëri të thyer. Shkurti tregon pikëllimin dhe shqetësime shëndetësore. Mund të simbolizojë edhe nevojën për dashuri. Muaji mars nënkupton zhgënjimet, por gjithashtu, shënon ardhjen e pranverës dhe në këtë mënyrë, shpresën për fillime të reja.

Është edhe si një lloj metafore për rifillim, sidomos nëse jeni duke përjetuar një fazë të vështirë. Prilli nënkupton fitime materiale dhe kënaqësi. Maji tregon kohë, kënaqësi dhe arritje, deri diku. Qershori nënkupton shpresat, njohuritë dhe produktivitetin. Korriku ju tregon se ka një keqkuptim në një marrëdhënie personale ose në një çështje pune apo biznesi. Gushti tregon një opinion pozitiv, fat të mirë dhe pasuri. Shtatori tre- gon arritje të kënaqshme, shpërblim të përpjekjeve tuaja. Tetori tregon indiferencë në një situatë apo problem personal. Nëntori tregon nostalgji, mall për dikë dhe një lloj trishtimi të pashpjegueshëm. Dhjetori nënkupton miqësi dhe bashkime të lumtura, por edhe mbylljen e ndonjë çështjeje apo përfundimin e diçkaje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.