UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Edhe 100 vjet të tjera, Restjano! Me 24 qershor 2008, në shtepinë tone ishte nje gëzim i madh, lindi nje djale i vogel që sot, me 24 qershor 2015, mbushi 7 vjeç. Sot, mami, babi dhe te tjeret festojne ditelindjen e Restit dhe i urojnë edhe 127 vite të tjera, në veçanti Nanëdaja 86 vjeçe që i vuri emrin e bukur Restjano. Mami dhe babi e duan shumë e i urojnë fat e lumturi ne jetë e te behet dikushi, ashtu siç dëshiron mami.

- I dashur Fredi Bala! Me nje vështrim psikologjik (që shkrimtari e ka të natyrshëm), nuk di se çfarë ndrit më shumë brenda teje: E qeshura, syri i piktorit, apo i administratorit? Për ta “kaluar” lumin, po them se në çdo aspekt jetësor, brenda teje ka një ASHK, që e bën tjetrin përballë të ndihet mirë. Dhe kjo nuk është pak! Apo jo, i dashur Fredi? Urime!

- Ishte në kufijtë e mrekullisë ajo që organizoi miku im, inxhinieri Kristaq Kroqidhi me datën 15 qershor 2015, aty te klubi ngjitur me fabrikën e BirrËs “Stela”. Jo pak, por 10- 12 inxhiniere ( mes tyre edhe gruaja dhe vajza e tij, po inxhiniere) dëgjonit “profkat” e mia humoristike. Në të vërtetë, tifozë të librave të mi, ata, nuk e durojnë dot hipokrizinë dhe mashtrimin. Zemrat e tyre janë me të vërtetën. Edhe kur ajo ka pak spec dhe kripë brenda. Të falënderoj nga zemra Kristaq, që nuk plakesh kurrë! Urime o familje me 4 inxhinierë!

- Befasia qe frymëmarrëse. Mu aty, te bordurat e ish-Mapos së Tiranës së Re, takova nxënësen time më të famshme të ish-shkollës së mesme mjekësore: Vanën, parukieren e famshme të Hotel “Rognerit”, që e kam dashur dhe e dua kaq fort, për zemrën që ka. Po, pa diskutim, edhe për bukurinë. Këtë e di edhe Pirrua, bashkëshorti i saj. Dhe kanë kaluar 30 vjet! Më thoni, njerëz, pse kanë kaq forcë kujtimet? Të puth fort, Vana, që tani je bërë edhe më kinge!

- Nuk janë motrat mbretëresha, Elisabeta e Anglisë dhe Maria Stjuarti e Skocisë! Jo! Janë dy motra, edhe këto nga Gramshi ynë shqiptar, të bukura si vesa në mëngjes. Studente. Njëra për Financë- bujqësi, tjetra për Psikologji. Dhe... si qindra studente, dalin aty tek liqeni dhe ofrojnë reklamat e një firme. Për lekë! Lekë për të mbaruar universitetin. Edhe për bukurinë, po sidomos për punën e përmbasditshme që bëni, ju dua fort ju: Klaudia dhe Fioralba Hoxha, nga Gramshi. Urime dhe fat të lumtur!

- Në fletët e mia të shënimeve ka kohë që rri edhe emri yt, e dashur Daniela Sula. Nuk e harroj intervisten që më bëre te NesërTV. Jam përpjekur të të ndjek (mediatikisht), po ti sikur u trete. Mirëpo, ja një ditë t’i pashë përsëri sytë plot dritë e zgjuarsi te Vizion +. Një vajzë pasionante si ti, diku, patjetër do të dilte. Dhe Vizion + është me goxha personalitet. Të uroj gjithë të mirat, edhe në jetën jashtë profesionit, e dashur Daniela Sula! Urime.

- Muaji i madhnueshëm i Ramazanit jo prej mbiemrit, po për shpirtin që keni, më shtyu të them dy fjalë për ju, miqtë e mi: Artan Hoxha, aty te T.B.U dhe Flamur Hoxha, aty te fabrika “Kler”. Aq sa ju njoh, hyni tek ata njerëz që kanë gjetur me kohë rrugen e vërtetë. Rrugën e të qenit njerëz të pastër nga shpirti, të ndershëm, duke u bërë ashtu si AS-Habët, shembull që ndriçon edhe njerëz të tjerë pranë jush, në rrugën e drejtë, në rrugën e lumturisë. Ju përqafoj fort, miqtë e mi!

- I dashur Dr. Muhamet Malo! Nisur edhe nga emri yt, por sidomos nga dashuria e dlirë që ke për Allahun, të uroj një muaj kuptimplotë të Ramazanit. Ne që të njohim, e dimë se Zoti të ka dhënë stolinë e mjeshtërisë në komunikim, bukurinë e zemrës dhe sidomos, vetëdijen e dashurisë për njerëzit e varfër e hallexhinj. Kështu mbetsh përherë, miku im M. Malo!

- Muaji i Ramazanit më jep mundësinë të të uroj, i dashur Bujar Leskaj, për shpirtin plot me stoli të çmuara, sidomos bujarinë dhe mendjen e artë, sidomos në drejtim të librit dhe shkrimtarëve. Të uroj nga zemra, miku im kaq i vyer: Shëndet të plotë ti dhe familja e mrekullueshme!

- Të gjithë e dinë që Greqia ra viktimë e paarsyes, ekonomikisht. Por, ndryshe është kur këtë e them unë, ndryshe kur e thonë dy ekonomiste me formim perëndimor, si miqtë e mi Arben Malaj dhe Enio Civici. E pashë ekranin, i dashur Enio dhe m’u duk sikur pashë dy balerina që luanin në akull. Kështu, ju “rrëshqisnin” mendimet, argumentet, prognozat. Ju shpreh admirimin tim më të sinqertë. Qofshi përherë në ballë të promovimit ekonomik, aq të nevojshëm! Urime nga zemra!

- I dashur Sherif! Duke e ditur se je besimtar praktikant, e di më mirë se unë që Kurani prezanton gjithnjë mrekulli dhe kuptime të reja që habisin mendjet e njerëzve. Po kuptimi më i çmuar i tij, kuptimi thesar, është dashuria e njeriut për njeriun tjetër, edhe kur ai është hallexhi. Apo jo, i dashur Shefit Kastrati? Gëzuar muajin e Ramazanit!

- I dashur Qazim! Tani që po shkruaj këtë urim është ora 8 pa 20 e mbrëmjes dhe kryetari i opozitës po flet për marrëdhëniet e tua me gazetarët! Unë që të njoh, e di se është krejt ndryshe. Po, kudo dhe kurdoherë, ka qenë dhe do jetë, që, i mbyturi kapet pas fijes së kashtës. Të uroj për fitoren, që sot, me datë 19, sepse jam i sigurt si shumica e elbasanasve! Të përqafoj fort!

- Jam përpjekur t’i zgjidh fjalët për këtë urim për muajin e Ramazanit sepse ti i dashur Hazir Gashi, je jo i vetëm besimtar, po edhe praktikant dhe frekuentues i objekteve të kultit. Kur dëgjoj begatinë e pashterur të bisedave të dua plot domethënie, mendoj se ke lexuar fort, edhe Kuranin. Lus Zotin që ky libër i madhërishëm të të udhëheqë deri në fund, i dashur miku im Hazir Gashi.

- Nganjëherë çohem natën dhe si fëmijë i habitur e pak i sëmurë, shoh nëse është aty. Po! Aty qenka. Si një thesar shumë i rrallë. Është aty, dhurata e mrekullueshme nga prof. Lumturi Markola. Libri i madh, i ilustron “Sport-Enciklopedi” me bashkautorësi të saj dhe të Stavri Bellos. O Zot, sa informacion! Po foto kampionësh?! Sa kuriozitete! Një lumturi të vërtetë me solle, e dashur Lume! Të uroj kaq shumë mbarësi në jetën tënde, që ka qenë gjithnjë e gjithnjë vetëm “bio”, vetëm fisnike. Të përqafoj fort!

- E di që jeni shokë, ti piktori Fredi Bala dhe ti poeti dhe shkrimtari Krenar Zejno, por u kënaqa kur ju pashë bashkë. Ju, dy miqtë e mi vlonjate! Dhe ti Krenar sa ishe kthyer nga Franca, ku të kishin ftuar për diten botërore të poezisë. Ju uroj kaq lumturi, të dyve.

- Ëmbëlsira: Ky muaji i Ramazanit, na e bën më të lehtë përdorimin e emrave që janë pronë e qiellit. Fjala vjen, “engjëll”. Po, prej dekadash, me një shpirt engjëlli e njoh Ilda Degën (Sadikun). Jo prej vitesh, po prej dekadash. Mirësia ka ngritur fole në zemrën e saj dhe kështu do të jetë gjithmonë. Të uroj gjithë të mirat, në këtë muaj të Ramazanit, njeri i rrallë i zemrës sime! Të përqafoj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.