Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Çmenduria internet

Vajza: - Babi, kam rënë në dashuri me një djalë që banon në Australi! Babai: - Në Australi? Vajza: - Po, u njohëm në një sajt takimesh online, pastaj u bëmë miq në Facebook, biseduam gjatë në VvhatsApp, ma shprehu dashurinë e tij në Skype dhe tani jemi lidhur bashkë nëpërmjet Viberit... Babi, të lutem më jep bekimet e tua!

Babai: - Posi jo? Të këshilloj të martohesh me një “Po” në Tvviter dhe t’i blesh fëmijët në Amazon, duke paguar me Paypal. Dhe, nëse një ditë nuk do ta durosh dot më këtë burrë, mos e vrit mendjen, se mund ta shesësh kur të duash në eBay!

Në provim

Dy studentë bisedojnë pas provimit të matematikës:

- Po hë, si të shkoi provimi?

- Oh, ishte një provim shumë fetar...

- Fetar? Ç’lidhje ka feja me provimin e matematikës?

- Po ja... Profesori bënte pyetjet, kurse unë bëja shenjën e kryqit, pastaj, pasi hezitova pak, unë bëja pyetjen, kurse profesori bënte kryqin...

Besnikëria

Për të testuar besnikërinë e gruas dhe të dashnores, burri planifikon t’i çojë të dyja me pushime në të njëjtën kroçerë, me dhoma pranë e pranë, që të mësojë se si është sjellë njëra, në bazë të tregimit të tjetrës. Pasi kthehen, burri takon gruan dhe e pyet se si shkuan pushimet. Pastaj e pyet si pa të keq se si ishte sjellë pasagjerja ngjitur... “Ah, ajo, thotë gruaja. Ajo shkoi thuajse me të gjithë burrat që ishin në anije”. Të nesërmen, burri takon dashnoren dhe e pyet për sjelljen e pasagjeres që kishte dhomën ngjitur. Dashnorja i thotë: “Ajo? Një grua për së mbari! Hipi në anije bashkë me të shoqin dhe nuk u largua për asnjë moment prej tij!”.

Punonjësi

Shefi i zyrës punonjësit më të ri:

- Dëgjo Berti, e di që rroga nuk është e mjaftueshme për t’u martuar, por të jesh i sigurtë se një ditë, do të më jesh mirënjohës!

Policia

i thotë

- Alo, policia? Ejani menjëherë! Një mace po futet nga dritarja!

- Dhe po na shqetësoni vetëm për një mace?!

- Sigurisht, zoti polic! Unë jam një papagall!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.