CILËT NUK INTERVISTUAM DOT KËTË JAVË?

Intervista - - AKTUALITET - Nga Artan KRISTO

EDI RAMA

Kryeministrin tonë, Edi Ramën, nuk e intervistuam dot këtë javë. Ishte shumë i zënë me përgatitjen e vizitës së zonjës Merkel në Tiranë. Edhe ne, në fakt, për këtë deshëm ta pyesnim. Deshëm të mësonim ca gjëra që nuk i mësuam dot nga ato që pamë në televizionet që e transmetuan direkt këtë vizitë. Ja, për shembull, deshëm të dinim se si i ishte dukur zonjës Merkel kryeministria shqiptare. Nga mimika e saj, e stampuar në fotografitë që bëri publike zoti Rama, na u duk se i

NASIP NAÇO

kishte pëlqyer. I kishin pëlqyer arredimi, zbukurimet, por edhe pikturat e zotit Rama të ngjitura në muret e zyrës së tij. Ne jemi kuriozë të dimë, po për strehën e re të Kryeministrisë çfarë kishte thënë zonja Merkel? I kishte pëlqyer? Pse e shtoi zoti Rama këtë strehë në prag të vizitës së zonjës Merkel? Për ta bërë më të ngjashme kryeministrinë e tij me Bundeskanzleramtin modern të zonjës Merkel? Po a i tha ai zonjës Merkel se me ligj ështe e ndaluar të ndërhyhet në zonat e shpallura trashëgimi kulturore, siç ështe edhe bulevardi i Tiranës? A e mendon dot zoti Rama nëse Renzi mund të bëjë të njëjtën gjë në Pallatin Kixhi, apo David Kamerun në Rrugën Downing numër 10?

Nuk e takuam dot gjatë vizitës së saj në Tiranë as kancelaren Anxhela Merkel. Na erdhi keq se kishim shumë pyetje për t’i bërë, pyetje që mund t’i përgjigjet vetëm ajo e askush

LULZIM BASHA

ANXHELA MERKEL

tjetër. Ja, për shembull, deshëm ta pyesnim zonjën kancelare nëse ishte e vërtetë se qe vetë ajo që ndryshoi axhenden e takimeve në Tiranë; se ishte ajo që hoqi nga protokolli i takimeve kryeparlamentarin Meta dhe kryeopozitarin Basha?! Ç’ka dashur të thotë ajo me këto refuzime, nëse kjo është e vërtetë? Mos vallë kjo ka të bëjë me përfoljen e zotit Meta për korrupsion? Mos do të thotë gjithashtu se zoti Basha është ende larg marrjes së pushtetit? Larg jo vetëm në distancë, por edhe në drejtim të gabuar? etarëve e pjesëmarrësve të tjerë në mbledhje? Apo akoma beson se ka fituar në zgjedhje dhe ndjehet krenar për këtë fitore?! Kësaj i thonë “i dhj... rë, por krenar”. Apo jo, zoti Basha?

EDMOND HAXHINASTO

Nëse i keni ndjekur lajmet këtë javë, me siguri, juve, të dashur lexues, do t’ju ketë bërë përshtypje lajmi i arrestimit të një grupi ndërkombëtar të transportit këtu në Shqipëri. Do t’ju ketë bërë përshtypje gjithashtu edhe fakti se një pjesëtar i grupit, Guido Tepshi, punonte në portin e Durrësit, si jurist. Vend më të mirë pune nuk mund të ëndërronte djaloshi për të transportuar drogën, apo jo? Këtë pyetje deshëm t’i bënim edhe zotit Edmond Haxhinasto, ministër i Transportit dhe Infrastrukturës. Dhe, më tej, deshëm të dinim se si bëhen emërimet në ndërmarrjet që varen nga ministria e zotit Haxhinasto, me konkurs, miqësi, apo duke e blerë vendin e punës? Nuk paska pasur ky Durrës jurist më të mirë se një 23 vjeçar, për ta emëruar në portin më të madh e më të rëndësishëm të vendit?! Apo emërimet tani nuk i bën më ministria, por Mafia?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.