Vesel Kurtishaj: E vërteta e “luftës” mes meje dhe Fatjonit

Intervista - - AKTUALITET -

Speci Djegës Po të përdornim një shprehje të tijën, do të thonim se “rrjetet sociale janë në zjarr” për Veselin. Është e habitshme zhurma që e ndjek pas djaloshin nga Prizreni, i cili mund të thuash se i ka magjepsur fansat e tij. Është ndoshta e para herë që çmimi i madh i dhënë në këtë spektakël, nuk u ndoq nga shprehja “ishte i shitur”, që aq shumë na pëlqen dhe e vuajmë ne shqiptarët... Por, më shumë sesa për të shpjeguar këtë dashuri të fansave ndaj tij, jemi ndalur në këtë intervistë në konfliktin e tij me Fatjonin, që duket se ka marrë përmasat e një “lufte” tashmë jo thjesht Fatjon-Vesel, por edhe mes ndjekësve të njërit apo të tjetrit, që shkojnë deri aty sa diskutojnë nëse njëri, mund të shkelë në vendlindjen e tjetrit... Veseli, na tregon të vërtetën e këtij konflikti dhe, në ç’pikë janë tashmë marrëdhëniet mes dy djemve... Sigurisht, e dimë kuriozitetin tuaj, ndaj e kemi pyetur edhe për Tean kështu që, siç do të thoshte vetë Veseli, “stay on” (na ndiqni)...

Blerina Çizmja: - Vesel, ç’e re ka ndodhur në jetën tënde, këto kohë që nuk ke qenë nën vëzhgimin e Big Brother?

Vesel Kurtishaj: - Pasi dola nga Big Brother, m’u desh pak kohë që të ambientohesha e të merrja veten, ama jeta më ka ndryshuar shumë pas daljes... Gjithë ato oferta pune e gjithë ajo vëmendje, fillimisht më habitën, por tash po e menaxhoj mirë këtë pjesë.

- Në rrjetet sociale bëhet nami për ty! Ç’u ke bërë njerëzve, por sidomos femrave?

- ( Qesh) Nuk e di çka ka ndodhur e çfarë kam bërë. Rrjetet sociale janë në zjarr, të paktën faqet e mia personale. E prisja një fluks të tillë nëpër rrjetet sociale, por jo edhe kaq shumë. Gjithsesi, të jem i sinqertë, ndjehem mirë nga komentet që kam marrë dhe nga mënyra se si monitorohem. Kam përkrahës që sikur punojnë në shërbime sekrete. (Qesh) - E “frikshme”? - (Buzëqesh) Jo, jo, jam vazh- dimisht në kontakt me përkrahësit dhe janë njerëz që më rregullojnë ditën kur flas me ta.

- Ndonjë të re e lidhur me Tean?

- Nuk ka ndonjë të re më tani. Po ia kalojmë shumë mirë jashtë dhe kalojmë shumë kohë bashkë. Kaq.

- Më duket se prisnim një raport dashurie me Tean, ndërkohë që na doli një raport urrejtjeje me Fationin. Pse është i prirur ai ta vazhdojë këtë konflikt?

- Më parë e lë të hapur raportin e dashurisë me Tean sesa urrejtjen me Fatjonin. Nuk janë raporte që njëjtësohen, por... ( Qesh) Meqenëse pyetja m’u bë e tillë, po Stafi: BOTUES: Artan KRISTO Blerina (redaksia@intervista.al)

• GAZETARË: Valbona VUKULAJ, Alma BUCI, Fabjola KUBURI, Rita RRJOLLI

• DREJTORE-KRYEREDAKTORE:

ÇIZMJA

• MARKETING: • SEKTORI I JASHTËM:

them që me të dyja raportet jam në rregull. Raportin me Tean veç e tregova, kurse te raporti me Fatjonin duhet të ndalem pak... - Jeni takuar me njëri-tjetrin? - Duhet të takoheshim, pasi disa njerëz sherrxhinj që s’kanë ç’bëjnë, por që duan të jenë në skenë, filluan të kapin situatën me Fatjonin duke i dhënë ngjyrime e shpallur luftëra, që në fakt nuk ekzistojnë. Fatjoni më ftoi për darkë, diskutuam shumë gjëra që i kishim lënë pezull dhe gjetëm pikat ku janë fryrë gjërat dhe nga kush janë fryrë. Tashmë vetëm i kam një ftesë borxh dhe, ai do të jetë i pranishëm në festën time private që do ta bëj në Prizren. Besoj se me këtë

Adrian RAKIPI (marketing@intervista.al) Nevila KRISTO (nevilakristo@intervista.al)

pyetjen e fundit mund të gjeni përgjigjet e pyetjeve në fillim, kur më pyetët nëse ka të reja në jetën time... (Qesh)

- Do të thuash se mes jush nuk vazhdon rivaliteti, apo më saktë, se Fatjoni nuk po e vazhdon atë? Po sjelljet tendencioze që ka pasur si njëri, edhe tjetri në rrjete sociale dhe jo vetëm?

- Shumë ndërhyrje nga njerëz të ndryshëm që më njohin mua e atë, na bënë të mendonim se lufta që nuk e kishim nisur, po vazhdonte. Dhe si të tillë, duke u ndikuar nga fjalët që na thonin, bënim gjëra pak me kunja, por jo edhe tash, pas takimit që patëm. Gjithçka u sqarua, e pamë ku jemi e ku na çuan.

- Po përsa u përket atyre që ndodhën në shtëpinë Big?

- Po... kemi folur edhe për gjërat që kanë ndodhur në shtëpi dhe secili mbajmë përgjegjësi për atë që kemi thënë e kemi bërë. Ishte një lojë, dreqi e mori! Po të ishte se duhet të mbajmë inat deri tash, Big Brother do nxirrte më shumë viktima në njerëz sesa figura me emër. ( Qesh) Jo vetëm që ne s’ishim të vetmit në edicionet e Big Brother që debatonim, por këtë vit ka pasur përleshje edhe më të rënda e kërcënime nga më vulgaret, çka i bie tash, të vritemi... apo të vazhdojë jeta normale si e secilit

Veseli me mamanë

deri më sot nga edicionet e BB e besa, si e secilit banor të sivjetshëm!

- Çfarë ka ndryshuar Big Brother te Veseli si person?

- Jeta ime ka qenë gjithmonë dinamike... isha mësuar me atë jetë që kisha e sado që më ka ndryshuar, po kaloj prapë çdo moment si më herët, me familjen time e me shoqërinë. Jam i njëjti Vesel, veçse tash kam shumë vesela pas. (Qesh)

Veseli me gjyshen

- Ndonjë projekt? - Momentalisht, po shijoj famën që mora. Është edhe koha e pushimeve, pushojnë të gjithë e po pushoj edhe unë. Gjëja e vetme me të cilën jam marrë janë ato që përmenda, familje, shoqëri dhe intervistat nëpër mediat televizive e të shkruara. Ka shumë projekte që më presin pas pushimeve, por që nuk i zbuloj dot. Më mbetet të them atë shprehjen: Stay on! (Qesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.