Ngjarja me çekët nuk më largon nga Shqipëria

Intervista - - MUZIKE -

Ajo quhet Tarja Malmstrom dhe është nga Finlanda. Miqësia që ka me Alidën prej dy vjetësh solli edhe këtë bashkëpunim mes tyre, një baladë, klipin e së cilës e realizuan këto ditë në Tiranë. Kjo ishte hera e parë që Tarja vjen në Shqipëri dhe si pjesa më e madhe e të huajve që vizitojnë Shqipërinë, largohet me mbresat më të mira për vendin dhe njerëzit këtu. Madje, ajo që ndodhi pak ditë më parë me turistët çekë në Dukagjin, nuk e tremb aspak Tarjan, pasi ajo thotë se kjo nuk do ta ndryshojë aspak mendimin e mirë që ka për shqiptarët. Tarja ka një histori majft të veçantë, e cila jam e sigurtë se e tillë do t’ju duket edhe juve, pasi të lexoni këtë intervistë të sajën...

Mia. B: - Tarja, welcome to Albania (Mirë se erdhe në Shqipëri)!

Tarja Malmstrom: - Faleminderit. (Buzëqesh) - Kishe qenë më parë këtu? - Jo, nuk kam qenë ndonjëherë më parë në Shqipëri. bën të mundur realizimin e të gjitha llojeve të punëve, por nuk përmbledh plotësisht profesionin tim... (Buzëqesh)

- Ke të tjera pasione, veç muzikës, pianos, marketingut?

- Po, kam edhe një pasion tjetër, sportin.

- Për aq kohë sa je këtu, ke dëgjuar këngë shqiptare, besoj. Çfarë mendon për muzikën shqiptare?

- Më pëlqen shumë muzika shqiptare, është ndryshe nga muzika që bëhet në Finlandë.

- Kënga shqip që të ka pëlqyer apo që të ka mbetur në mendje? - Këngët e Stines dhe të Alidës. - Muzika duket sikur të shijon më shumë tani në verë... Ty, të shijon më shumë në det, në makinë apo kur e dëgjon në kufje?

Në makinë më shijon më shumë. (Buzëqesh)

- Tani që lexuesit shqiptarë po lexojnë për ty, më trego diçka më shumë për veten tënde…

-

- Po. (Buzëqesh) - Do ta kishe të vështirë të zhgënjeshe më tepër nga njerëzit apo nga muzika?

- Do ta kisha më të vështirë po të zhgënjehesha nga njerëzit.

- Është e ndërtuar jeta jote ashtu siç ti ke dashur gjithmonë ta kesh? - Për fat të mirë, po. (Buzëqesh) - Çfarë do të doje të zgjaste për gjithë jetën? - Asgjë. - Kush t’i ka thënë fjalët e fundit komplimentuese? Në lidhje me çfarë?

- Maksi, bashkëpunëtori im në punë.

- Ka një mashkull në jetën e Tarjas? - Po. (Qesh) - I ke menduar si do të jenë pushimet e tua këtë vit?

Po. Do të jenë të nxehta, me di-

-

ell, me det… (Buzëqesh)

- Çfarë do të ta zbukuronte një ditë vere?

- Muzika e mirë, ditët e ngrohta me diell, me partnerin, ushqim i shijshëm.

- Cilat do jenë angazhimet e tua gjatë verës?

- Do ketë shumë punë.

- Le ta mbyllim këtë intervistë ëmbël… me një mesazh për dashurinë… - Unë nuk jam ajo që më ndodh mua, por ajo që unë kam zgjedhur të jem.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.