Filluan reg jistrimet

Intervista - - MUZIKE -

- Ku gjendesh në këto momente?

- Tani që po flasim bashkë ndodhem në Durrës, por këto ditë po qëndrojmë në Durrës dhe në Tiranë.

- Arsyeja e ardhjes tënde këtë herë është edhe klipi që po xhiron bashkë me Alidën. Prej sa kohësh njiheni ju të dyja?

- Po, xhirimi i klipit me Alidën i cili përfundoi me sukses. (Buzëqesh) Me Alidën njihem prej dy vjetësh tashmë…

- Si është të kesh një mike nga Shqipëria dhe, një mike si Alida?

- Miqësia me Alidën është shumë e veçantë për mua. Nga ana tjetër, e them me bindje se është një privilegj të njoh dhe njëkohësisht, të punoj me një muzikante kaq profesioniste.

- Shqiptarët dallohen për mikrpitjen. Po ti vetë, për çfarë i veçon ata?

Edhe unë për këtë. (Buzëqesh) - Le t’i kthehemi muzikës… Si është gjendur muzika në jetën tënde?

- Muzika erdhi në jetën time kur isha vetëm 3 vjeçe dhe fillova të luaja piano. Atëherë isha në jetimore.

- Më trego diçka rreth bashkëpunimit tënd me Alidën...

- Idenë për këngën e dhashë unë. Punuam për të dhe realizuam muzikën për këtë këngë unë bashkë më Alidën dhe gjithashtu vëllai i saj, i cili e përfundoi këngën.

- Connection4 Oy, pianoja… Janë këto dy gjëra që e përmbledhin më së miri profesionin tënd?

- Connection4oy është një biznes që merret me xhirime dhe unë jam shefja e tij ekzekutive. Connection4oy

-

- Unë u bëra e njohur në Finlandë disa vjet më parë, kur zhvillova për herë të parë në biznesin ndërkombëtar të kuajve, nëpërmjet një race shumë të njohur kuajsh në mbarë botën, totilas. Ky ëhstë jo vetëm raca më e njohur e kuajve, por gjithashtu edhe kali më I shtrenjtë. Unë bleva një kalë të kësaj race, të cilin e quajta Toti. Ajo lindi dy kuaj të tjerë të kësaj race, njërin prej të cilëve e shita në Itali. Kështu, hyra në histori si personi I parë në Finlandë, që hapi dyert e biznesit ndërkombëtar të kuajve.

- Në shoqëri, je tip që përshtatesh me këdo?

Po, arrij të përshtatem më së miri me këdo.

- Lajmi i fundit për vrasjen e dy turistëve çekë, e ka ndryshuar mendimin që kishe për Shqipërinë dhe shqiptarët?

- Jo. Kjo nuk e ndryshon aspak opinionin tim për shqiptarët.

- Si ndikon ky lajm tek ardhjet e tua në Shqipëri?

- Nuk ndikon aspak. Unë do vij përsëri në Shqipëri. (Buzëqesh)

- Dhe pasi të kthehesh, çfarë do t’u thuash miqve të tu për Shqipërinë?

- Më pëlqen shumë këtu, klima më përshtatet tërësisht sepse unë e dua diellin dhe klimën e ngrohtë. Keni ushqime të shijshme dhe pa dyshim që do të vij përsëri. Është gjithashtu kënaqësi të shikoj se si po zhvillohet ekonomia shqiptare.

- Nëse do të ishe shqiptare, do zgjidhje të jetoje në Finlandë?

-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.