Ludo Li, i dashuruar me motrën e Kim Kardashianit

Intervista - - JAVA VIP -

Ludo Li është një ndër emrat më të dëgjuar të botës së veshjes së VIP- ave në Hollivud. Mjaft emra të njohur ia kanë besuar imazhin e tyre duarve të Ludos dhe këtu do të përmendnim: Sharon Stone, Heidi Klum, Gineth Paltrou, Paris Hilton, Madona, Karolina Kurkova, Nikol Sherzinger, Adriana Lima, Bar Refaeli. Së fundi, Ludoja po përflitet për një lidhje më tepër sesa profesionale me motrën e vogël të Kim Kardashianit, Kendall Xhener. Kendalli është një ndër femrat më të komentuara në shoubizin botëror, jo vetëm për bukurinë e saj, por edhe nga vetë mbiemri që mban, Kardashian dhe tashmë, ajo është në krahët e shqiptarit Ludo Li. Ata të dy shfaqen së bashku nëpër foto në evenimente të ndryshme dhe thuhet se lidhja po u shkon më së miri. Edhe pse ende nuk kemi një konfirmim zyrtar nga ana e çiftit, fotot e tyre flasin qartë për një lidhje, madje në këtë foto të realizuar së fundi, po ta shikoni me vëmendje, buzëkuqi i Kandellës ka mbetur në buzët e Ludos.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.