Aksidentohet Redon Makashi

Intervista - - JAVA VIP -

Serisë së lajmeve për aksidente diku të supozuara dhe diku të sakta gjatë këtij sezoni në Shqipëri, i shtohet edhe ai për këngëtarin Redon Makashi. Ngjarja ka ndodhur ndërsa këngëtari udhëtonte me makinën e tij tip BMV në drejtim të Pogradecit. Në afërsi të Përrenjasit, në tentativë për të parakaluar, këngëtari është përplasur me një trajler me targa turke. Kjo ka bërë që makina të dalë nga rruga, gjë që i ka sjellë edhe dëmtime jo të vogla, por që për fat të mirë, asnjëra prej tyre nuk ka rezultuar me rrezik për jetën. Kujtojmë që aksidenti më i fundit i cili u përfol në media ishte edhe ai i këngëtares Adelina Tahiri, i cili u servir me foto gjatë dhe pas aksidentit, foto për të cilat ajo u shpreh se nuk ishin të saj, por pranoi që kishte patur një aksident me pasoja po ashtu të lehta. Kështu, në një sezon që përveçse pushimesh është kthyer edhe në një sezon me fluks aksidentesh, e vetmja gjë për të cilën mund t’ju bëjmë thirrje është: “Vëmendje! Jini të kujdesshëm kur jeni në timon!”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.