Dafina pranon që Ledrin e ka vetëm shok

Intervista - - JAVA VIP -

Ka qenë emisioni “1 kafe me Labin” ku këngëtarja e momentit, Dafina Zeqiri, ndër të tjera zbuloi edhe se Ledrin e ka vetëm shok dhe asgjë më tepër. Në emision Dafina foli shumë edhe për fëmijërinë e saj, karrierën e këngën, duke zbuluar mjaft gjëra interesante. Por e pyetur nga Labi se pse kaq shumë fansa kanë dëshirë t’i shohin bashkë me Ledrin, duke arsyetuar se ka patur bashkëpunime të shumta mes tyre dhe se fansat e duan shumë Ledrin, Dafina ka thënë se tashmë ata të dy janë vetëm shokë dhe se të dy ndihen të lumtur kështu. Dafina dhe Ledri, gjatë kohës që ishin të lidhur, ishin vërtet një ndër çiftet më simpatike dhe fansat duket se nuk janë mësuar ende me ndarjen e tyre, edhe pse u bë kohë tashmë nga ajo. Megjithatë kjo nuk do të thotë se bashkëpunimet mes tyre mbaruan sepse aty ku nuk ka më vend për dashuri, me siguri ka vend për një bashkëpunim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.